PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dy sesionet-Kina merr masa aktive financiare në 2012
2012-03-13 16:50:30 cri komenti juaj Printoni

Kina do të menaxhojë më mirë borxhet qeveritare

Ministri kinez i Financave, Xie Xuren thotë se Kina do të menaxhojë borxhet e saj qeveritare këtë vit, pas shqetësimeve për rritjen e nivelit të tyre. Xie i bëri komentet e tij gjatë zhvillimit të Asamblesë Popullore Kombëtare në Pekin.

"Ne u kemi kërkuar qeverive vendore të marrin hapa konkretë për të shlyer borxhet e tyre. Qeveritë vendore e kanë të nevojshme të krijojnë fonde të posaçme duke kursyer për të shlyer borxhet. Unë mendoj se kjo është një çështje e ngutshme që kërkon menaxhim efektiv dhe ndërtimin e një sistemi paralajmërues për borxhet e qeverive vendore." tha Xie Xuren.

Deri më sot, borxhet e qeverive vendore llogariten në 17.5 trilionë juanë, rreth 40 për qind të produktit të brendshëm bruto të vendit.

Shifrën e borxhit e bën të ditur Yang Kai-sheng, president i bankës shtetërore, Banka Industriale dhe Tregtare e Kinës (ICBC).

Bankieri thotë se qeveritë vendore mbajnë 60 për qind të borxheve qeveritare kineze.

Që nga viti 2008 me nisjen e krizës ndërkombëtare, qeveritë vendore në të gjithë Kinën u përfshinë në një skemë huamarrjeje për të bërë investime në mbështetje të ekonomisë. (Leftion Peristeri)

Rreziqet e borxheve të qeverive lokale, të kontrollueshme

Kina ndërmori një paketë stimuluese financiare në vitin 2008 për t'i bërë ballë krizës financiare globale. Por lëvizja shkaktoi një huadhënie të shfrenuar të bankave për qeveritë vendore.

Siç raporton edhe Ding Lulou i RJK-së, shuma e borxhit ka shkaktuar shqetësime mes disa ekonomistëve. Por ndërkohë, këshilltarët e lartë politikë thonë se borxhet e qeverive vendore janë të kontrollueshme dhe sugjerojnë disa masa për t'i kontrolluar ato.

Rregullatori bankar kinez deklaroi më herët se do të shlyhen brenda 2012-s miliardat e juanëve që qeveritë vendore u kanë marrë borxh bankave.

Jia Kang, drejtor i Institutit të Kërkimeve pranë Ministrisë së Financave, thotë se në dy vjet, rreth 50 për qind e kredive të marra nga qeveritë vendore duhet të shlyhen.

Në bankat kineze mbeten 9.1 trilionë juanë të papaguar nga qeveritë vendore që kanë financuar mekanizmat e tyre, që nga 30 shtatori i vitit 2011. Shefi i zyrës së kontrollit të Kinës tha se borxhi i qeverive vendore deri në fund të 2010-s llogaritet në 10.7-trilionë juanë, ekuivalent me 27 për qind të GDP-së së Kinës.

Por duke folur me gazetarët pas çeljes së sesionit vjetor të Konferencës Konsultative Politike, anëtari Jia Kang tha se rreziku i borxheve të qeverive vendore është i kontrollueshëm.

"Në tërësi, rreziku mbetet brenda zonës së sigurisë. Ne duhet të fokusohemi tek disa projekte dhe disa zona. Ekzistojnë disa borxhe të këqija për disa projekte në disa zona. Ato janë në fokusin e monitorimit tonë." u shpreh Jia.

Disa analistë e lidhin nivelin e lartë të borxhit me varësinë e madhe të qeverive vendore tek shitja e tokës për të mbështetur rritjen e GDP-së. Për të ndryshuar këtë tendencë, presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick i sugjeroi Kinës të reformojë sistemin e saj fiskal për të adresuar problemin.

"Ne të gjithë e dimë se ka pasur shumë mosmarrëveshje mbi tokën në Kinë. Dhe kjo ndodh zakonisht sepse qeveritë vendore kanë përgjegjësi për shpenzimet, por ato nuk kanë burime të ardhurash. Pra nëse ju lëvizni në drejtim të shpenzimeve duke përputhur burimet me përgjegjësinë e shpenzimeve, ju do të shmangni disa nga tensionet e shkaktuara nga sistemi duke fituar mesatarisht të gjithë." thotë Zoellick.

Jia Kang bie dakord me sugjerimin e Zoellick për të reformuar sistemin fiskal dhe sugjeron reduktimin e kostove duke lejuar qeveritë vendore që të ketë më shumë burime ndërsa krahinat duhet të ketë kontroll të drejtpërdrejtë fiskal mbi qarqet.

Momentalisht Kina ka pesë nivele qeverisjeje: qeverinë qendrore, nivelin e provincave, atë të qyteteve, qarqeve dhe atë të qytezave apo fshatrave.

Zoti Jia thotë gjithashtu se qeveritë vendore duhet të lëshojnë më shumë bono, si një alternativë më e mirë se varësia e madhe nga shitja e tokës për të krijuar të ardhura.

"Duhet të legalizohet sistemi i financimit të qeverive vendore. Siç e kemi parë, autonomia vendore u ka lejuar atyre të lëshojnë bono përmes një programi pilot vitin e kaluar. Çdo vit janë lëshuar 200 miliardë juanë bono të qeverive vendore ndërsa këtë vit ato mund të shkojnë edhe më lartë." thotë Jia.

Jia Kang rekomandon gjithashtu zhvillimin e mëtejshëm të sistemit vendor të taksimit.

Kina ka prezantuar tashmë reformën tatimore për burimet natyrore si edhe filloi një program pilot për tatimin e pasurive të paluajtshme në Shangai dhe Chongqing. Të gjitha taksat mund të sigurojë mbështetje financiare për qeveritë vendore. (Leftion Peristeri)

 

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China