PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Duhet bërë më shumë për reformën në spitalet publike
2012-03-08 09:25:21 cri komenti juaj Printoni

Presidenti i Kompanisë së Ilaçeve "Yunanbaiyao", Wang Minghui tha se gjatë zhvillimit të reformës shëndetësore prej 3 viteve, u arritën shumë rezultate. Por në pikën më të vështirë, në reformën e spitaleve publike nuk janë shënuar përparime.

Ai mendon se reforma shëndetësore prej 3 viteve, është fokusuar tek "reforma e medikamenteve", më saktësisht tek ulja e çmimit të ilaçeve. Kështu gjatë tre viteve, çmimi i mbi 30 grupeve të ilaçeve, është ulur.

Wang Minghui këshillon që autoritetet qëndrore të shtojnë investimet për reformën shëndetërore. Por buxheti qëndror është i kufizuar. Nëse reforma shëndetësore mbështetet me investime qeveritare, është shumë e vështirë që të arrihet qëllimi. Tani shumë pak kapitale private dhe shumë pak fonde të sigurimeve janë bërë pjesë e reformës. Nëse vetëm reformohet brenda sistemit, është shumë e vështirë, shprehet Wang.

Ai thekson se reforma e spitaleve publike është pika kyçe e refomës shëndetësore. Tani drejtimi është i qartë dhe nëse ka vendosmëri, do të duhet të gjendet metoda për zbatimin e reformës në spitaleve publike, thotë presidenti i Kompanisë së Ilaçeve "Yunanbaiyao", Wang Minghui. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China