PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Çfarë përfaqësojnë KKPPK-ja dhe AKPK-ja?
2012-03-05 16:45:53 CRI Komenti juaj Printoni

 

Konferenca Konsultative Politike e Popullit Kinez

Konferenca konsultative politike e popullit kinez është një organizatë, që shërben si mekanizëm kyç për bashkëpunimin shumëpartiak dhe konsultimin politik, nën drejtimin e Partisë Komuniste të Kinës dhe shumë manifestimeve në kuadër të demokracisë socialiste.

Aktualisht, Konferenca konsultative politike e popollit kinez përbëhet nga përfaqësuesit e Partisë Komuniste dhe atyre jo-komuniste, personalitete pa përkatësi partiake, përfaqësues të organizatave të ndryshme, të minoriteteve dhe përfaqësues nga të gjitha shtresat e shoqërisë.

Gjithashtu përfshin edhe përfaqësinë e rajonit special administrativ të Hong Kongut, Makaos, Tajvanit, diasporës kineze dhe të ftuarëve specialë.

Funksionet kryesore të Konferencës konsultative politike të popullit kinez janë konsultimet politike, mbikqyrja e punëve, pjesëmarrja në diskutime dhe zbatimin e punëve të shtetit.

Konsultimi politik përfshin principet dhe strategjitë e propozuara nga qeveria qëndrore dhe ato lokale dhe çështjet që kanë të bëjnë me politikën, ekonominë, kulturën dhe sferën sociale.

Mbikqyrja përfshin dhënien e sugjerimeve apo kritikave, vëzhgimin e zbatimit të kushtetutës, ligjeve të tjera, rregullativave dhe strategjive kryesore dhe punën e agjensive të varura nga qeveria dhe të drejtuesve të tyre.

Pjesëmarrja në diskutime dhe zbatimi i punëve të shtetit, përfshin organizimin e anëtarëve të Konferencës konsultative politike të popullit kinez, nga partia Komuniste, partitë e tjera, organizatat, minoritetet dhe grupet e tjera sociale, që të marrin pjesë në politikën, ekonominë, kulturën dhe politikat sociale të vendit, aty ku ata mendojnë se mund të japin kontributin e tyre. Konferenca aktuale konsultative politike të popullit kinez, njihet edhe si Konferenca Konsultative Politike, njëlloj si ajo e vitit 1946 pas fitores së Luftës së Rezistencës kundër Japonisë, pas vendimit të marrë nga Partia Komuniste dhe Kuomintang gjatë negociatave në Chongqing, si pjesë e përgatitjeve për krijimin e qeverisë së re.

Përpara se të niste punën, ajo gjithsesi u shpërnda në nëntor të të njëjtit vit kur Kuomintang nuk iu përmbajt rezolutave të konferencës dhe në mënyrë të njëanëshme shpalli mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar.

Sesioni i parë i Konferencës konsultative politike të popullit kinez u mbajt në Pekin në shtator 1949. Ajo u autorizua që të luante rolin e organit suprem të pushtetit. Sesioni adoptoi një program të përgjithshëm, që luajti rolin e një kushtetute të përkohëshme, të shpallur nga themeluesi i Republikës Popullore të Kinës, zgjodhi një Këshjill të Qeverisë Qendrore Popullore me kryetar Mao Zedong dhe zgjodhi komitetin e parë kombëtar të Konferencës konsultative politike të popullit kinez.

Konferenca konsultative politike të popullit kinez pushoi së funksionuari si organ suprem i pushtetit në shtator 1954 kur u mblodh Kongresi Kombëetar popullor.

Megjithatë, shërbeu si fronti i bashkuar i Kinës, për shkak të përfaqësimit të gjerë. Që nga ajo kohë ka luuajtur një rol të rëndësishëm në jetën politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Kinës dhe për shkëmbimet ndërkombëtare.

Konferenca konsultative politike të popullit kinez ka një Komitet Kombëtar dhe komitetet vendore. Me një mandat prej pesë vjetësh, delegatët takohen një herë në vit. (Ardi Pulaj)

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës është sistemi politik themelor i Republikës Popullore të Kinës, forma organizuese e fuqisë shtetërore dhe sistemi i qeverisjes së vendit.

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës reflekton natyrën e vendit, duke treguar statusin e banorëve të Kinës, pavarësisht kombësisë, si forcë kryesore e jetës politike.

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës është institucioni më i lartë nëpërmjet të cilit kinezët ushtrojnë fuqinë shtetërore.

Në vitin 1953, Kina zhvilloi Asamblenë Kombëtare Popullore në nivele të ndryshme. Në 1954 u mblodh Asambleja e pare, duke shënuar vendosjen e këtij sistemi.

Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës ka fuqi legjislative, amendon Kushtetutën dhe mbikqyr zbatimin e saj. Formulon dhe amendon statuse dhe ligje të tjera; zgjedh dhe vendos për drejtuesit e administratës shtetërore, gjyqësorit, prokurorisë dhe ushtrisë, duke pasur të drejtën për kërkesën e llogarisë ndaj tyre; shqyrton dhe vendos mbi çështjet kryesore thelbësore afatgjata.

Organet administrative, gjyqësore, të prokurorisë dhe ushtrisë dhe institucionet e tjera shtetërore përgjigjen përpara Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe mbikqyren nga kjo e fundit.

Komiteti i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, që është një organ permanent, zgjidhet nga Asambleja dhe ka fuqi legjislative sëbashku me asamblenë. Liu Shaoqi, Zhu De, Ye Jianying, Wan Li, Qiao Shi dhe Li Peng kanë drejtuar në të shkuarën këtë komitet. Wu Bangguo është kryetar aktual.

Gjatë nëntë mandateve të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, tetë kanë pasur komitete sppeciale, me përjashtimtë Asamblesë së Katërt Kombëtare Popullore, që kishte sesione gjatë revolucionit të madh kulturor në periudhën 1966-1976.

Asambleja e dhjetë ka nëntë komitete speciale: për financat dhe ekonominë, çështjet e etnive, ligjin, çështjet e brendshme dhe gjyqësorit, arsimin, shkencën, kulturën dhe shëndetin, çështjet e jashtme, komiteti për çështjet kineze jashtë kufijve, mjedisin dhe mbrojtjen e burimeve, bujqësia dhe komiteti për çështjet rurale. Këto komitete janë struktura permanente nën udhëheqjen dhe mbikqyrjen e Asamblesë dhe Komitetit Drejtues.

Delegacioni i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës në Bashkimin ndërparlamentar njihet edhe si delegacioni i Asamblesë. Në 8 dhjetor 1983, takimi i tretë i komitetit të asamblesë së gjashtë, vendosi që të jetë pjesë e Bashkimit Ndërparlamentar. Në Prill 1984, pranoi delegacionin e Asamblesë si anëtarin e saj.

Delegacioni i Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës ka për qëllim promovimin e mirëkuptimit dhe miqësisë me anëtarët e parlamenteve të vendeve të ndryshme; të zhvillojë bashkëpunimin me vende të ndryshme për t'i shërbyer paqes. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China