PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurozonë, anulohet takimi për bisedimet mbi krizën greke
2012-02-15 11:22:07 cri komenti juaj Printoni

Takimi mes ministrave europianë të Financave për të diskutuar për paketën e shpëtimit për Greqinë, që pritej të mbahej këtë të mërkurë, është anuluar.

Kreu i Eurogrupit Zhan Klod Xhanker (Jean-Claude Juncker) u shpreh se bisedimet për Greqinë do të zëvendësohen nga një konferencë gjithëpërfshirëse.

Sipas tij, Athina nuk ka dhënë ende garancitë e nevojshme dhe duhet të plotësojë disa kushte të tjera të vëna nga anëtarët e Eurozonës.

Ministrat e Kabinetit grek nuk janë të kënaqur me anulimin e takimit.

Ministri grek i Rendit Kristos Paputsis (Christos Papoutsis) pretendon se qeveria e tij ka bërë "përpjekje mbinjerëzore" për të plotësuar masat e rrepta shtrënguese që iu kërkuan vendit të tij.

" Greqia ka pranuar përgjegjësitë e veta, dhe sakrificat e popullit grek janë tepër të mëdha. Besoj se ka ardhur koha për cilindo që të marrë përgjegjësitë e veta."

Takimi i ministrave të Financave të Eurozonës pritej të hapte një dritë jeshile për marrëveshjen e fondit të ndihmës me investitorët privatë. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China