PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë zi për Kim Jong Ilin
2011-12-23 19:57:36 cri komenti juaj Printoni
Kryetari i sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Nasser Al-Jaidah njoftoi më 22 dhjetor se kjo Asamble do të mbajë një minutë zi për vdekjen e udhëheqësit suprem të Koresë së Veriut Kim Jong Il.

Nasser Al-Jaidah tha në një konferencë shtypi se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së mori kërkesën e misionit të përhershëm të Koresë së Veriut në OKB për të mbajtur heshtje për Kim Jong Ilin. "Në bazë të protokollit të asamblesë, të përvojës së kaluar dhe të mirësjelljes diplomatike, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të qëndrojë një minutë në heshtje për Kim Jong Ilin para mbledhjes së Komitetit të Dytë më 22 dhjetor pasdite, por nuk do të ketë fjalime ose pika të tjera."

Sipas programit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zhvillojë më 22 dhjetor pasdite një mbledhje për të dëgjuar raportin e Komitetit të Dytë, siç quhet komisioni ekonomik dhe financiar i OKB-së. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China