Pekini zyrtar përshëndeti rezultatet e Samitit të APEC-ut që u mbajt më 13 nëntor në Havai të SHBA-së. "Pjesëmarrësit kanë bërë përpjekje të përbashkëta dhe konsultime të barabarta, të cilat ndihmuan arritjen e rezultateve konkrete që pasqyrojnë parimin e "konsultimeve të bashkërenduara" të kësaj organizate," thekson një deklaratë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.
Samiti arriti rezultate në katër pika kyçe. Liderët e APEC-ut vendosën të thellojnë unifikimin e ekonomisë dhe shtojnë tregtinë rajonale, të nxitin zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, të sigurojnë furnizimin me energji dhe të bashkëpunojnë në hartimin dhe bashkimin e rregullave të ndryshme.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Ma Zhaoxu, shtoi se pavarësisht divergjencave para takimit, liderët arritën në konsensus duke marrë parasysh interesat dhe nivelet e ndryshme të zhvillimit të vendeve pjesëmarrëse.
"Veprimet e tyre kanë treguar shpirtin e barazisë së "familjes së APEC-ut", që është shumë i rëndësishëm për përparimin e vazhdueshëm të organizatës," shtoi Ma Zhaoxu. (Çan Yean)