PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja deklaron qëndrim ndaj samitit të G20-s në Kanë
2011-10-31 11:05:17 cri komenti juaj Printoni
Presidenti i Këshillit Evropian Herman Van Rompuy, kreu i Komisionit të BE-së Jose Barroso si dhe liderë të vendeve të tjera të G20-s publikuan më 30 tetor një letër të përbashkët, në të cilën bënë thirrje për të bashkëpunuar mbi rregullimin e tregjeve financiare, për rritjen ekonomike dhe për stabilitet financiar. Në këtë letër, është premtuar gjithashtu që të zbatohen me rigorozitet një sërë masash të BE-së për përballimin e krizës së borxhit në Evropë.

Herman Van Rompuy dhe Jose Barroso u shprehën se Evropa do të zbatojë sa më parë një sërë masash përballuese të arritura më parë nga marrëveshja në samitin e BE-së. Ata theksuan gjithashtu se vetëm me fuqinë e Evropës nuk mund të garantohen mëkëmbja dhe balancimi i ekonomisë globale. (Jiang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China