PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao zhvillon bisedime me presidentin austriak Fischer
2011-10-31 20:54:34 cri komenti juaj Printoni

Vizita zyrtare e kryetarit kinez Hu Jintao në Austri, filloi me një ceremoni të veçantë të organizuar për nder të tij nga presidenti austriak, Heinz Fischer. Më pas dy liderët zhvilluan bisedime në selinë presidentit. Ata shkëmbyen mendimet e tyre lidhur me forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis Kinës dhe Austrisë dhe probleme të tjera të interesit të përbashkët. Pas mbërritjes në aeroportin ndërkombëtar "Schevechat", kryetari i shtetit, Hu Jintao, lëshoi një deklaratë ku theksonte se gjatë vizitës në Austri, do të shkëmbejë mendime me liderët e vendit mbi problemet e interesit të përbashkët. Ai tha gjithashtu se do të takohet me personalitete të ndryshme të Austrisë, në funksion të nxitjes së bashkëpunimit miqësor midis dy vendeve dhe ngritjen e marrëdhënieve në një nivel të ri. Pasditen e 31 tetorit, Hu Jintao, takohet me kryeministrin dhe kryetarin e Parlamentit të Austrisë. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China