PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë-Austri, nënshkruhen 7 marrëveshje bashkëpunimi
2011-10-31 21:05:29 cri komenti juaj Printoni

Midis Kinës dhe Austrisë janë nënshkruar shtatë marrëveshje bashkëpunimi. Dokumentet janë nënshkruar në Vjenë, pas takimit mes kryetarit kinez, Hu Jintao dhe presidentit austriak Heinz Fischer. Ato përmbajnë bashkëpunimin në fushat e mbrojtjes së mjedisit, burimeve ujore dhe shkëmbimet kulturore.

Kryetari kinez, Hu Jintao, shpreson që të dyja palët të kundërshtojnë proteksionizmin dhe inkurajojnë e mbrojnë investimet e ndërsjella. "Kina dëshiron të importojë më shumë mallra të përshtatshme për tregun kinez. Kina dëshiron të diskutojë me Austrinë, zhvillimin e bashkëpunimit me Evropën Qendrore dhe Lindore," deklaroi kryetari kinez.

Kina shpreson se Austria do t'u ofrojë kushte të favorshme kompanive kineze që të investojnë në Austri dhe të luajë një rol pozitiv në nxitjen së njohjes së statusit së ekonomisë së tregut të Kinës në BE dhe heqjen e pengesave për eksportin e pajisjeve të teknologjisë së lartë në Kinë.

Presidenti austriak, Heinz Fischer, pranoi plotësisht mendimet e kryetarit kinez mbi zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Sipas tij, Austria nxit BE-në të pranojë statusin e ekonomisë së tregut të Kinës. Gjithashtu presidenti austriak, shpreson në forcimin e bashkëpunimeve kulturore, shkencore dhe turistike midis dy vendeve, ruajtjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në OKB dhe fusha të tjera.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China