PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Tian Gong Nr. 1" do të përfundojë katër misione brenda dy viteve (2)
2011-09-27 20:25:05 cri komenti juaj Printoni

"Tian gong Nr. 1" është laboratori hapësinor me kozmonautë dhe peshon 8.5 tonë. Ai është mjet hapësinor me teknologji të re dhe me një jetëgjatësi dyvjeçare. Sipas planit, "Tian Gong Nr.1" do të përfundojë katër misione të rëndësishme brenda dy viteve.

Së pari, misioni kryesor i "Tian Gong Nr.1" është bashkimi me anijet kozmike "Shenzhou Nr.8" , "Shenzhou Nr.9" dhe "Shenzhou Nr.10".

Së dyti, pas bashkimit me anijet e tjera, do të krijohet një bashkim i vetëm, ndërsa "Tian Gong Nr.1" do të kontrollojë dhe administrojë këtë formë bashkimi duke përfshirë orbitën, mjedisin atmosferik, temperaturën, lagështinë, presionin dhe oksigjenin brenda kabinës.

Të treti, "Tian Gong Nr.1" do të zbatojë disa eksperimente përkatëse shkencore. Ekperimentet janë të ndara në 5 kategori siç janë: Eksperimente shkencore në hapësirë, Esplorim fizik hapësinor, Eksperimente për vëzhgimin e Tokës, eksperimente mjekësore për kozmonautët pas ndërtimit të stacionit kozmik dhe eksperimente që kanë të bëjnë me sigurinë dhe mbrojtjen e jetës së kozmonautëve.

Gjithashtu, aerobati "Tian Gong Nr. 1" do të zhvillojë përvoja teknike për laboratorin hapësinor dhe stacionin e ardhshëm hapësinor. (Çang Çuo)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China