PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Aktivitetet artistike që do t'i japin jetë Apollonisë
2011-07-29 23:33:29 cri komenti juaj Printoni
Për më shumë se një javë, nga data 3-11 shtator, Parku Kombëtar i Apolonisë në Fier do të gjallërohet nga java e artit dhe kulturës, me pjesëmarrjen e artistëve të katër shteteve, Shqipërisë, Italisë, Greqisë dhe Kroacisë."Netët Apolloniane" do të realizohen falë projektit "Archeos.s" që është miratuar ditën e djeshme dhe që përmbledh një sërë veprimtarish në fushën e turizmit dhe kulturës. Ideatorët dhe organizatorët e projektit, në konferencën e djeshme për shtyp, clësuan si synimin e tyre krijimin dhe forcimin e aktiviteteve në Apolloni, duke e kthyer gjithnjë e më tepër këtë qendër të madhe arkeologjike antike, në një qendër kulturore e pelegrinazhi turistik.Programi i "Netëve Apolloniane" do të përmbajë, gjatë nëntë ditëve të tij, shfaqje teatri, mbrëmje baleti, ekspozita pikture, ekspozita fotografike për turizmin, opera, etj. Të gjitha këto aktivitete do të gjallërojnë Apolloninë, në fillim të muajit shtator, për një sezon ndryshe. "Archeos.s" zhvillohet me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrisë së Integrimit, me organizimin e Bashkisë Fier dhe institucioneve të këtij rrethi.(Gazmend Agaj)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China