PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Marrëdhëniet kino-amerikane le të bëhen më njerëzore
2011-01-24 17:16:01 cri komenti juaj Printoni

Që nga mëngjesi i 17 janarit, pamjet e një sërë personalitetesh të njohura kineze, po shfaqen në një spot video në një ekran gjigant në Nju Jork, në Times Square. Këto pamje u shfaqën në prag të vizitës shtetërore të Kryetarit të Kinës, Hu Jintao, në SHBA, ndaj praqet një rëndësi jashtëzakonshme.

Ylli i NBA, Yao Ming, regjisori i Hollivudit Vu Yusen, "heroi i hapësirës" Yan Livei, "ati i shartimit të orizit" Yuan Longping, artistja me të meta fizike Tai Lihua, "mësuesja më e bukur e fshatit" Li Ling, "nëna e mirë e kombësisë Ujgure" Ali Pa, Guo Ming Yi dhurues gjaku që prej 20 vjetësh, etj. Afro 60 personalitete dolën njeri pas tjetrit gjatë 60 sekondave. Këto personalitete me "zgjuarsinë, bukurinë, trimërinë, aftësinë dhe pasurinë e tyre", përfaqësojnë imazhin e popullit kinez.

Por si shfaqen kinezët në sytë e amerikanëve? Kohët e fundit, shoqëria amerikane për studimin e tregut "Pew Research Center" zhvilloi një sondazh mes qytetarëve amerikanë me temë "Kinezët janë miq apo armiq"? Nga të dhënat e sondazhit rezultoi se 47 % e qytetarëve amerikanë mendojnë se Kina, është bërë udhëheqëse e ekonomisë botërore. 34 % e qytetarëve amerikanë, u shprehën se u kushtojnë shumë rëndësi lajmeve mbi Kinën. Po sipas sondazhit, 2 të tretat e të sonduarave, mendojnë se "kërcënimi ekonomik i Kinës është më i madh se kërcënimi ushtarak". Gjithashtu, 53 për qind e të pyeturve mendojnë për mosmarrëveshjet tregtare "SHBA-ja duhet të mbajë qëndrim më të fortë ndaj Kinës". Pra sipas sondazhit, numri i amerikanëve që e konsiderojnë Kinën si "armike" ose "kundërshtare", është ulur, por ata mbajnë një qëndrim të matur për ndikimin që ka tregtia midis Kinës dhe SHBA-së.

Po qytetarët kinezë si e shikojnë SHBA-në? Ky ishte titulli i një artikulli të botuar më 18 janar, në faqen e internetit të gazetës amerikane "Wall Street Journal". Në shkrim thuhet se gjatë një sondazhi, 90 % e qytetarëve kinezë të pyetur, mendojnë se marrëdhëniet kino-amerikane janë shumë të rëndësishme. Por mbi 50 % e tyre, besojnë se vitin e kaluar, marrëdhëniet kino-amerikane u keqësuan, ku 80 %, bëjnë përgjegjëse SHBA-në për këtë.

Një sondazh tjetër, tregon se 36 për qind e kinezëve, shohin si pengesën më të madhe për përmirësimin e marrëdhënieve kino-amerikane, strategjinë e SHBA-së për të kontrolluar Kinën.

Analistë në të dyja vendet, thonë se ende ekziston mosbesimi, jo vetëm midis qeverive, por edhe midis dy popujve. Prandaj, për të formuar besimin reciprok, duhet jo vetëm puna e dy qeverive, por edhe përpjekje nga vetë qytetarët. Në artikullin e "Wall Street Journal" thuhet se Kina ka bërë shumë përpjekje për të ndryshuar imazhin e saj, në sytë e SHBA-së. Shfaqja e spotit me 60 personalitet kineze, shihet në fakt si një përpjekje e tillë. Por, çfarë do të bëjë SHBA-ja për të ndryshuar imazhin e kinezëve tek qytetarët amerikanë? Sipas gazetës, një gjë e tillë nuk dihet.

Çdo vit mbi 2 milionë e 100 mijë personalitete, vizitojnë Kinën dhe SHBA-në ndërsa çdo ditë, mbi 5 mijë njerëz shkojnë dhe vijnë në të dy brigjet e Paqësorit. Deri tani mes dy vendeve janë binjakëzuar 35 provinca dhe 145 qytete. Por, ende shumë njerëz nuk e njohin mirë njëri tjetrin. Ambasadori i SHBA-së në Kinë, Hung Bomei, thotë se një nga objektivat më të rëndësishëm të vizitës së Kryetarit Hu Jintao, në SHBA, është njohja direkte me njerëzit, pra që marrëdhëniet dypalëshe, të jenë më njerëzore ndërsa banorët e të dy vendeve të njohin se marrëdhëniet nuk karakterizohen vetëm nga divergjenca dhe probleme abstrakte. (Du)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China