PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao vazhdon vizitën në SHBA
2011-01-21 17:39:52 cri komenti juaj Printoni
Më 20 janar, në fjalimin e mbajtur në drekën e shtruar nga grupe miqësore amerikane në pritje të tij, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao, që ndodhet për vizitë në SHBA, u shpreh se zhvillimi i shëndetshëm e i qëndrueshëm i marrëdhënieve kino-amerikane përputhet me interesat themelore të popujve të të dyja vendeve dhe me kërkesat e nxitjes së paqes dhe të zhvillimit të botës. Kina do të vazhdojë t'i përmbahet politikës së hapjes me botën e jashtme duke ndjekur rrugën e zhvillimit paqësor.

Po më 20 janar pasdite, Hu Jintao mbërriti në Çikago duke vazhduar vizitën e tij në SHBA. Para largimit nga Uashingtoni, Hu Jintao u takua përkatësisht me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Xhon Boehner dhe me kreun e Senatit amerikan,Harry Reid. Gjatë takimit, Hu Jintao theksoi se nëse Kina e SHBA-ja i përmbahen kursit të hapjes dhe të bashkëpunimit me interes të përbashkët, marrëdhëniet ekonomiko-tregtare dypalëshe do të zhvillohen më tej duke u sjellë të dy popujve më shumë përfitime. (Fani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China