PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
2010-05-05 12:59:45 cri komenti juaj Printoni

Wu Jiuhong mban një fjalim me rastin e hapjes së Pavijonit të Shqipërisë

Z.Wu Jiuhong, që mori pjesë në këto veprimtari si zv/përfaqësuesi i qeverisë kineze në Ekspozitën Botërore të Shangait, tha në fjalimin e tij se me Ditën e Pavijonit të Shqipërisë, ky edicion i Ekspozitës Botërore filloi turneun nëpër botë. Në këtë Ekspozitë, nëpërmjet Pavijonit të Shqipërisë, të projektuar dhe zbukuruar me kujdes, kemi rast të njohim së afërmi historinë e kulturën e lashtë të vendit të shqiponjave, panoramën e bukur bregdetare mesdhetare, doket e traditat të veçanta të kombësisë ilire si dhe ndryshimet e përditshme të Shqipërisë. Duke folur për marrëdhëniet kino-shqiptare, z. Wu tha:

"Emri i Shqipërisë ka lënë përshtypje të pashlyeshme në mendjen e një brezi të kinezëve. Miqësia kino-shqiptare duket si një gotë vere, që bëhet gjithnjë e më e dashur me kalimin e viteve dhe duket gjithashtu si një këngë e vjetër që këndohet përsëri e përsëri nga popujt e të dy vendeve. Koncepti i miqësisë brez pas brezi dhe i zhvillimit të përbashkët midis Kinës dhe Shqipërisë është rrënjëzuar thellë në zemrën e të dy popujve dhe ka marrë gjallëri të re me kalimin e kohës. Të dyja vendet kanë zgjeruar bashkëpunim në fushat ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore e të tjera, si dhe kanë shtuar gjithashtu shkëmbimet në fushën njerëzore. Unë besoj se Ekspozita Botërore e Shangait do të shërbejë si një platformë për shtimin e njohjes së ndërsjellët dhe të miqësisë, si dhe për nxitjen e zhvillimit të pandërprerë të marrëdhënieve midis Kinës dhe Shqipërisë."

1 2 3 4 5
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China