PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao viziton masat popullore të prekura nga tërmeti
2010-04-18 21:50:04 cri komenti juaj Printoni
Më 18 prill paradite, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao mbërriti me aeroplan në Yushu. Pas mbërritjes, ai shkoi menjëherë në fshatin Zhaxidatong të shkatërruar rëndë gjatë tërmetit për të vizituar masat popullore të prekura nga fatkeqësia. Hu Jintao i tha një fshatari tibetian:

"Do të bëjmë përpjekjet më të mëdha për të shpëtuar njerëzit e bllokuar."

Fshati Zhaxidatong ka pasur më parë mbi 600 banorë dhe gjatë këtij tërmeti 120 prej tyre humbën jetën. Hu Jintao shkoi në çadra për të njohur gjendjen e jetesës së fshatarëve, duke u premtuar se qeveria do të rindërtojë vatrat e tyre dhe do t'i ndihmojë fëmijët të kthehen sa më parë në shkollë.

Pas largimit nga fshati Zhaxidatong, Hu Jintao shkoi në stadiumin e Yushu-së që është shndërruar në një pikë mjekimi të të plagosurve. Atje kryetari i shtetit i Kinës vizitoi të plagosurit që po marrin mjekim, duke u njohur me gjendjen e shpëtimit dhe të mjekimit të të plagosurve.

Pastaj Hu Jintao shkoi në shkollën e jetimëve të Yushu-së për të vizituar nxënësit e atyshëm. Hu Jintao u tha fëmijëve se qeveria do ta rindërtojë patjetër shkollën më të bukur dhe shkroi në tabelën e zezë fjalinë: "Do të kemi shkollë dhe vatër të re."

Pas këtyre vizitave, Hu Jintao drejtoi në komandën e shpëtimit nga tërmeti një mbledhje, ku dëgjoi raportet lidhur me gjendjen e shpëtimit dhe u kërkoi organeve përkatëse të bëjnë të gjitha përpjekjet për të shpëtuar banorët e prekur nga fatkeqësia dhe për të mjekuar të plagosurit, duke siguruar siguruar siç duhet jetën e banorëve.

Deri në orën 10 të 18 prillit, numri i viktimave të tërmetit arriti në 1706 veta. Tërmeti ka sjellë edhe 256 njerëz të humbur dhe mbi 12 mijë të plagosur. Njëkohësisht, deri më 17 prill, numri i shpëtuesve në zonën e prekur nga tërmeti arriti në mbi 15 mijë.

Sipas statistikave, deri tani banorët e prekur nga tërmeti kanë banuar në përgjithësi në çadra dhe mund të marrin ushqime e ujë të pijshëm, si edhe mjekimin e duhur. (Fani) (Artan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China