PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
U mbyll konferenca ndërkombëtare ministrore për rindërtimin e Haitit
2010-01-26 09:38:34 cri komenti juaj Printoni

Sipas Agjencisë Kineze të Lajmeve Hsinhua, konferenca njëditore ndërkombëtare ministrore për rindërtimin e Haitit ditore u zhvillua më 25 janar në qytetin e Montrealit të Kanadasë. Në deklaratën përfundimtare të publikuar thuhet se pjesëmarrësit kanë përcaktuar parimet për të ndihmuar rindërtimin e Haitit, si dhe kanë vendosur zhvillimin në mars të një konference më të zgjeruar ndërkombëtare në OKB për rindërtimin e atij vendi.

Në konferencën e shtypit pas kësaj konference, presidenti i konferencës, ministri i jashtëm i Kanadasë Lawrence Cannon theksoi se komuniteti ekonomik ndërkombëtar do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin dhe bashkërendimin dhe në të njëjtën kohë do të respektojë rolin drejtues të Haitit për rindërtimin pas tërmetit.

Kryeministri i Haitit Jean-Max Bellerive nga ana e tij tha se qeveria e Haitit falënderon komunitetin ndërkombëtar për ndihmat bujare dhe se Haiti do të zhvillojë bashkëpunimin strategjik afatgjatë për rindërtimin e vendit. (Xiaoyu)


1 2
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China