PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Në Port-au-Prince, po ri-normalizohet rendi shoqëror
2010-01-22 20:39:00 cri komenti juaj Printoni

Pas tërmetit të fortë në Haiti, rendi shoqëror në Port-au-Prince të Haiti-t po ri-normalizohet hap pas hapi. Disa ekipet e ndihmës kanë ndërprerë punët e kërkimit për të mbijetuar dhe po përpiqen kryesisht në punët e ndihmës ndaj të plagosurve dhe të përkujdesjes për banorët e prekur nga kjo fatkeqësi.

Më 21 janar, u hap për herë të parë pas tërmetit banka qendrore në Port-au-Prince. Deri tani, në Port-au-Prince janë hapur 18 spitale dhe qendrat mjekësore të përkohshme. Sipas punonjësve të ndihmës, kushtet e tanishme ndihmëse ende nuk mund të plotësojnë kërkesat vendore.

Më 21 janar, zv-përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Zhengmin u shpreh se në bazë të gjendjes së tanishme të ndihmës për Haiti-n, qeveria kineze mori vendimin që t'i ofrojë Haitit një ndihmë tjetër në të holla me vlerën 2.6 milionë dollarë amerikanë. Në të njëjtën kohë, qeveria kineze vendosi të dërgojë një ekip të përbërë nga 40 mjekë që përgjigjen për parandalimin e epidemive dhe do të dërgojë gjithashtu në vend një kontingjent tjetër ilaçesh dhe pajisjesh mjekësore. (Shy Guan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China