PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Vende e organizata të ndryshme i ofrojnë ndihmë Haitit
2010-01-14 10:26:30 cri komenti juaj Printoni

Më 12 janar pasdite sipas kohës vendore, në Haiti ra një tërmet i fuqishëm prej 7.3 ballësh, duke shkaktuar humbje të mëdha në njerëz e materiale, përfshirë edhe dëmtimin e shembjen e shumë ndërtesave në kryeqytetin Port-o-Prins. Komuniteti ndërkombëtar i ka ofruar Haitit ndihmë urgjente.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon u shpreh se OKB-ja po organizon një grup urgjent për të bashkërenduar ndihmën humanitare. Përveç kësaj, OKB-ja vendosi të japë 10 milionë dollarë amerikanë nga fondi qendror i emergjencës për punët e shpëtimit nga tërmeti në Haiti.

Banka Botërore vendosi të ofrojë një fond shpëtimi prej 100 milionë dollarësh amerikanë, e njëkohësisht do të dërgojë specialistë që të vlerësojnë situatën, për të hartuar planin e rindërtimit pas fatkeqësisë.

Presidenti i FMN-së Dominique Strauss-Kahn u kërkoi funksionarëve që të hetojnë mundësinë e mënyrave të ndryshme të ndihmës dhe kjo organizatë do të bashkëpunojë me organizata të ndryshme ndërkombëtare për t'i ofruar së shpejti ndihmë Haitit.

Programi Botëror i Ushqimit publikoi një deklaratë, ku thuhet se kjo organizatë do t'u japë 30 mijë banorëve të prekur nga fatkeqësia ushqime për 7 ditë.

Më 13 janar, në orën 20 e 30 minuta, skuadra e shpëtimit ndërkombëtar e Kinës u nis nga Pekini për në Haiti për të marrë pjesë në punët e shpëtimit nga fatkeqësia. Para kësaj, Kryqi i Kuq i Kinës vendosi t'i japë Haitit 1 milion dollarë ndihmë humanitare.

Presidenti amerikan Obama u kërkoi palëve përkatëse që të dërgojnë aeroplanë ushtarakë për të vlerësuar shkallën e dëmeve dhe u kërkoi sektorëve të ndryshëm që të ndërmarrin veprime ndihme të bashkërenduara dhe të përgjithshme.

Nga ana e tij presidenti rus Dmitri Medvedev i kërkoi sektorit të emergjencave të vendit të tij që t'i japë Haitit ndihmë të menjëhershme.

Qeveria gjermane shpalli se do t'i ofrojë Haitit një ndihmë urgjente humanitare, duke përfshirë ushqime me një vlerë prej 1 milion e 500 mijë eurosh.

Kurse qeveria franceze vendosi të dërgojë 2 aeroplanë me materiale ndihme dhe u shpreh që do të çojë edhe 130 persona dhe 6 qen shpëtimi në zonën e tërmetit.

Kryeministri Gordon Braun publikoi një deklaratë, ku thuhet se Britania do të dërgojë një grup shpëtimi dhe është e gatshme t'i japë Haitit përkrahjen e nevojshme humanitare.

Kryqi i Kuq i Finlandës vendosi t'i japë Haitit 200 mijë euro nga fondi i tij i ndihmës në fatkeqësi.

Italia vendosi t'u ofrojë 1 milion euro organizatave përkatëse ndërkombëtare për të ndihmuar Haitin. (Çang Çuo) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China