PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Mediat malajziane i kushtojnë vëmendje të larta vizitës së Hu Jintao-s
2009-11-11 11:27:42 cri komenti juaj Printoni

Më 10 nëntor, mediat malajziane i kushtuan vëmendje të madhe vizitës shtetërore të Hu Jintao-s në këtë vend aziatik. Duke botuar numra të posaçëm, disa gazeta malajziane në gjuhën kineze bënë njoftime me foto të shumta, të cilat përshkruajnë mirëpritjen e banorëve vendas për vizitën e Hu Jintao-s dhe vlerësojnë lart marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gazeta "Sin chew jit poh" e vuri fjalën "mirëpritje" në një vend të dukshëm në një numër të saj të posaçëm, ku dha vlerësime pozitive nga qarqet politike, tregtare dhe të emigrantëve për Kinën dhe botoi shumë fotografi lidhur me punën dhe veprimtarinë e Hu Jintao-së. Kjo gazetë është e mendimit se vizita e kryetarit kinez të shtetit është rast i ri për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve mes Kinës dhe Malajzisë.

Gazeta "Chung kuo pao" vendosi në faqen e parë të saj titullin me shkronja të mëdha "Miqësia Malajziano-Kineze, Gjallëri e përjetshme", duke theksuar shkëmbimet miqësore me histori të gjatë mes dy popujve.

Ndërsa gazeta "Nanyang siang pau" vuri në numrin e saj të posaçëm titullin me shkronja të mëdha "Malajzia dhe Kina përparojnë së bashku", duke thënë se liderët e dy vendeve përkrahin njëri-tjetrin dhe bashkëpunimi dypalësh po zgjerohet pandërprerë, gjë që po sjell përfitime të shumta për dy qeveritë, qarqet industrialo-tregtare të të dy vendeve dhe dy popujt.

Krahas këtyre, më 10 nëntor, edhe gazeta "Oriental Daily" botoi një numër të posaçëm, ku shprehu mikpritjen për vizitën e Hu Jintao-s në Malajzi. (Jiang Lei)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China