PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Fjalim i rëndësishëm i Hu Jintao-s në samitin e OKB-së për pakësimin e armëve bërthamore
2009-09-25 09:35:05 cri komenti juaj Printoni

Më 24 shtator, në selinë e OKB-së në Nju-Jork u zhvillua samiti i pakësimit dhe i mospërhapjes së armëve bërthamore i Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao mbajti në këtë samit një fjalim të rëndësishëm me titull: "Të krijojmë së bashku një botë të sigurt".

Hu Jintao u shpreh se Kina gjithmonë propozon ndalimin e shkatërrimin e armëve bërthamore, ajo zbaton me vendosmëri strategjinë bërthamore vetëmbrojtëse dhe premton të mos përdorë e para armët bërthamore në çfarëdo lloj gjendjeje e kohe e të mos përdorë pa kushte armët bërthamore ndaj vendeve ose rajoneve pa armë bërthamore. Kina nuk merr pjesë në garën e armatimeve në çfarë lloj mënyre dhe e mban forcën e vet bërthamore në nivelin më të ulët, në përshtatje vetëm me kërkesat e sigurisë kombëtare.

Hu Jintao tha se tani gjendja e sigurisë ndërkombëtare është e ndërlikuar dhe problemi i përhapjes së armëve bërthamore ende është serioz. Prandaj ai shtjelloi 5 propozime: së pari, ruajtja e barazisë dhe e stabilitetit global dhe nxitja e procesit të pakësimit të armëve bërthamore; së dyti, heqja dorë nga politikat kërcënuese në bazë të përdorimit i pari të armëve bërthamore; së treti, forcimi i mekanizmit të mospërhapjes së armëve bërthamore, të gjitha vendet duhet të marrin pjesë në "Traktatin e mospërhapjes së armëve bërthamore"; së katërti, respektimi i të drejtave të përdorimit të energjisë bërthamore të vendeve të ndryshme në mënyrë paqësore; së pesti, forcimi i sigurisë bërthamore.

Në këtë samit u votua dhe u miratua një rezolutë lidhur me mospërhapjen dhe pakësimin e armëve bërthamore. (U Sen) (Artan)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China