PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao u takua me presidentin koreanojugor Lim Myung Bak
2009-09-24 10:39:09 cri komenti juaj Printoni

Më 23 shtator, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua me presidentin e Koresë së Jugut Lim Myung Bak. Të dy udhëheqësit shkëmbyen thellësisht mendime lidhur me marrëdhëniet dypalëshe dhe problemet me interes të përbashkët, duke arritur unanimitetet të gjerë.


Hu Jintao u shpreh se pala kineze u kushton rëndësi marrëdhënieve me Korenë e Jugut dhe dëshiron që të forcojë komunikimin strategjik me palën jugkoreane, për t'u sjellë përfitime konkrete popujve të të dy vendeve dhe për të dhënë ndihmesë për paqen, stabilitetin e lulëzimin në Azinë Verilindore.


Hu Jintao vuri në dukje se më 10 tetor do të organizohet në Pekin samiti i dytë i liderëve të Kinës, të Koresë së Jugut dhe të Japonisë. Pala kineze dëshiron që të forcojë komunikimin e bashkërendimin me Korenë e Jugut dhe Japoninë .


Hu Jintao theksoi gjithashtu se duhet të shfrytëzohet ky rast që të bëhen përpjekje për ta vendosur problemin bërthamor të Gadishullit Korean në binarët e drejtë. Pala kineze dëshiron të vazhdojë bashkë me palën jugkoreane të luajë rol konstruktiv për realizimin ee një Gadishulli Korean pa armë bërthamore dhe për ruajtjen e paqes e të stabilitetit në këtë gadishull dhe Azinë Verilindore.


Ndërsa Lim Myung Bak shprehu nga ana e tij urime për 60-vjetorin e shpalljes së Kinës së Re. Ai tha se ekonomia në Kinë po rimëkëmbet edhe kjo do të luajë një rol të rëndësishëm për nxitjen e marrëdhënieve tregtare midis Koresë së Jugut dhe Kinës. Lim Myung Bak u shpreh gjithashtu se Kina ka luajtur një rol të rëndësishëm në bisedimet 6-palëshe për problemin bërthamor të Gadishullit Korean. (Çang Çuo)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China