PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao takohet me presidentin francez Sarkozi
2009-09-22 16:07:35 cri komenti juaj Printoni

Më 21 shtator, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao u takua në Nju-Jork me presidentin e Francës Nikolas Sarkozi. Gjatë takimit, zoti Hu Jintao vlerësoi rrymën pozitive të zhvillimit të marrëdhënieve midis Kinës e Francës dhe u shpreh se pala kineze dëshiron që bashkë me palën franceze të përgjithësojnë përvojën historike të zhvillimit të të dy vendeve, të këmbëngulin në drejtimin e duhur të zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet tyre dhe të çojnë përpara marrëdhëniet e shëndetshme e të qëndrueshme të partneritetit.
Hu Jintao theksoi gjithashtu në takim se Kina i vlerëson lart marrëdhëniet me Francën. Sipas tij, ruajtja e zhvillimi i këtyre marrëdhënieve është jo vetëm në interesin e të dy vendeve, por edhe në dobi të paqes, stabilitetit dhe lulëzimit botëror.
Nga ana e tij presidenti Sarkozi u shpreh se marrëdhëniet strategjike dhe të partneritetit me Kinën janë shumë të rëndësishme për Francën.
Përveç këtyre, të dyja palët theksuan se dëshirojnë të përpiqen së bashku për suksesin e Konferencës për Ndryshimin e Klimës të OKB-së, që do të zhvillohet në Kopenhagë në dhjetor.(Zhan Dian)(Artan)


Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China