PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hu Jintao mbajti fjalim në samitin e BRIK-ut
2009-06-17 02:04:11 cri komenti juaj Printoni

Më 16 qershor sipas orës lokale, u zhvillua në Jekaterinburg të Rusisë takimi i liderëve shtetërorë të katër vendeve anëtare të BRIK-ut. Gjatë takimit, kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Hu Jintao tha se BRIK-u është zhvilluar nga një nocion ekonomik në një platformë të re të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe është bërë një forcë e rëndësishme në komunitetin ndërkombëtar. Në gjendjen e tanishme, katër vendet të BRIK-ut po përballohen me një rast të ri të zhvillimit dhe me një sfidë të madhe. Në fjalimin e tij, Hu Jintao bëri katër propozime për bashkëpunimin e mëtejshëm mes katër vendeve. Sipas tij, katër vendet anëtare të BRIK-ut duhet të forcojnë besim reciprok politik, duhet të thellojnë bashkëpunimin ekonomik, duhet të nxisin shkëmbime kulturore dhe njerëzore dhe duhet të nxjerrin mësime nga përvojat.

Lidhur me përballimin e krizës financiare, Hu Jintao propozoi që katër vendet duhet të përpiqen bashkë, për të nxitur mëkëmbjen e ekonomisë botërore dhe për të nxitur reformë në sistemin ndërkombëtar financiar.

Duke folur për masat e Kinës për përballimin e krizës financiare, Hu Jintao tha se këto masa do të kenë ndikime pozitive jo vetëm në ekonominë kineze, por edhe në ekonominë rajonale e botërore. (Jiang Lei)

Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China