PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Qyteti Liu Zhou: Feniksi i rigjallëruar
2009-03-28 18:43:12 cri komenti juaj Printoni

 

Ekipi i xhirimit të regjisorit të famshëm shqiptar Ylli Pepo vizitoi uzinën e prodhimit të automjeteve Wu Ling që punon me investimet e kompanisë së njohur botëtore General Motors. Fabrika Wu Ling zë më shumë se 50% të tregut të shitjes së automjeteve të vegjël në Kinë, sidomos në zonat fshatare kineze.

Aty Ylli Pepo vizitoi disa sektorë të montimit të automjeteve, si dhe intervistoi drejtorin e kësaj uzine z. Huang. Gjatë interbvistës ai shpjegoi që uzina Wu Ling ka fuqi të madhe në tregun e autoveturave për shkak të cilësisë së lartë dhe çmimeve të larta. Këtë vit qeveria kineze u krijoi fshatarëve kushte të favorshme për blerjen e autoveturave, me qëllim stimulimin e shitjes së tyre në fshat. Kështu që fabrika Wu Ling nuk është ndikuar shumë nga kriza financiare botërore. Kjo fabrikë ka edhe perspektivë të madhe në të ardhmen, si për shembull produktet e saj do të eksportohen në Evropë.

Pasdite ekipi i xhirimit arriti në ullishten aty pranë ku ndodhen shumë pemë ulliri që janë mbjellë përpara 40 vjetëve nga specialistët shqiptarë dhe punëtorët kinezë. Ylli Pepo u takua edhe me një të moshuar që ka qenë në disa vende të Shqipërisë në vitet 70'. Ata biseduan ngrohtësisht duke shtrënguar duart bashkë.

Gjatë intervistës dhënë për Televizionin e qytetit Liu Zhou, Ylli Pepo tha se ky qytet është feniksi i rigjallëruar që ndryshon dita ditës. (Wusen) (Artan)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China