PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Përmbledhja e raportit të kryeministrit Li Keqiang
2016-03-07 15:19:00 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang mbajti të shtunën, në sesionin e 4-t të legjislaturës së 12-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, raportin e punës së qeverisë për vitin 2016. Raporti pasqyron përpjekjet e mëdha të mbarë vendit për zhvillimin shoqëror e ekonomik. Rezultatet e punës së qeverisë janë vlerësuar lart nga qarqet e ndryshme.

Në raportin e punës së qeverisë për vitin 2016 bien në sy dy pika. Së pari, raporti shpreh shpresën te ekonomia botërore, e cila tani ndodhet në një gjendje amulllie. Së dyti, banorët e thjeshtë në Kinë kanë parë një të ardhme më të mirë në këtë raport.

Le t'i kushtojmë së pari vëmendje një vargu të dhënash në raport. Në vitin 2015, GDP-ja kineze arriti në 67.7 trilionë juanë (rreth 10.8 trilionë dollarë), duke u shtuar 6.9 % në krahasim me vitin 2014. Vëllimi i përgjithshëm vjetor i import-eksportit arriti në 24.6 trilionë juanë (rreth 3.8 trilionë dollarë), duke vijuar të zërë vendin e parë në botë. Vëllimi i investimeve të huaja të përdorura ishte 126.3 miliardë dollarë, duke u shtuar 5.6 %. Investimet jofinanciare jashtë vendit arritën në 118 miliardë dollarë, duke pasur një rritje 14.7%. Përqindja e sektorit të shërbimit në GDP arriti në 50.5 %, duke e kaluar për herë të parë nivelin 50%, kurse kontributi i konsumit për rritjen ekonomike arriti në 66.4%

Vlen të përmendet se sukseset e sipërpërmendura u arritën nën rrethana shumë serioze ndërkombëtare, kur ekonomia botërore shënoi rënien më të ulët gjatë gjashtë jetëve. Ndonjë media financiare ndërkombëtare shprehu keqardhjen se kjo është rritje më e ngadalshme e ekonomisë kineze gjatë 25 vjetëve, por ajo shpërfill faktin se ndër ekonomitë kryesore të botës, Kina radhitet në vendin e dytë për nga rritja ekonomike, pas Indisë. Pavarësisht nga ngadalësimi i rritjes ekonomike, shpejtësia e Kinës është ende sa dyfishi i vendeve të zhvilluara.

Sipas të dhënave statistikore të Bankës Botërore, në vitin 2015, ShBA-së realizoi rritjen e PBB-së me 2.4%, Japonia 0.4%, Eurozona 1.5%, ndërsa Rusia dhe Brazili shënuan ulje me përkatësisht prej 3.7% dhe 3.8%.

Si ekonomia e dytë e madhe e botës, kontributi i Kinës për rritjen e ekonomisë botërore kaloi 25% në vitin 2015, duke luajtur një rol të rëndësishëm për nxitjen e ekonomisë botërore dhe për rimëkëmbjen e saj.

Si motor i rritjes së ekonomisë botërore, ekonomia kineze nuk ndalet, por funksion në mënyrë të qëndrueshme.

Shumë media të huaja dhe institucione financiare tregohen pesimiste për ristrukturimin e ekonomisë kineze dhe për vështirësitë e përkohshme gjatë periudhës kalimtare midis ndryshimit të modeleve të zhvillimit ekonomik.

Më 2 mars, Agjencia e Shërbimeve të Investitorëve "Moody's", institucioni i famshëm botëror për vlerësimin e gjendjes ekonomike, e ndryshoi klasifikimin e kredisë sovrane të Kinës nga "e qëndrueshme" në "negative".

Si pasojë, duken shumë thënie negative mbi ekonominë kineze, duke parashikuar ndalimin e rritjes ekonomike, dështimin e modelit të rritjes së Kinës apo shembjen së shpejti të ekonomisë së Kinës.

Në Kinë ka një thënie: "Mos kini merak për retë që na mbulojnë sytë". Duke u krahasuar me ekonomitë e zhvilluara që e kanë mbaruar procesin e industrializimit, disa personalitete ndërkombëtare që mbajnë një qëndrim negativ për ekonominë kineze duhet të kuptojnë që me pesimizëm arrijmë zakonisht në konkluzione të ngushta dhe të njëanëshe. Në fakt, ngadalësimi i përshtatshëm i rritjes ekonomike ka pasqyruar përmirësimin e strukturës ekonomike kineze dhe thellimin e vazhdueshëm të reformës dhe të hapjes.

Rritja nën 7% nuk është jashtë kontrollit dhe nuk do t'i pengojë hapat e Kinës për ndryshimin e modelit të zhvillimit. Siç tha studiuesi i Qendrës së Politikave Publike Brookings - Tsinghua, Arthur R. Kroeber: "Ndryshimi i modelit të zhvillimit ndodhet në rrugë të mbarë", "problemi kyç është nëse Kina mund ta realizojë këtë ndryshim të vështirë nga modeli i kryesuar nga prodhimi dhe investimet tek modeli i prirur nga shërbimet dhe konsumi, si edhe ndikimet e mundshme mbi ekonominë globale gjatë këtij procesi".

Për ekonominë botërore, në vitin 2015, niveli i importit të 10 lëndëve të para, si nafta bruto, plastika, soja, gazi natyror, celuloza, gruri dhe bronzi i cilësisë së lartë, shënoi një rekord të ri, çka ka mbështetur në mënyrë efikase zhvillimin ekonomik të vendeve që i prodhojnë këto mallra.

Në vitin 2015, nën drejtimin e Kinës, u formua Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore, filloi punën Fondi i Rrugës së Mëndafshit, RMB-ja u fut në shportën e posaçme të FMN-së dhe bashkëpunimi ndërkombëtar industrial u shpejtua më tej.

Mund të themi se lidhjet e Kinës me ekonominë botërore janë më të ngushta dhe bashkëpunimi është më i gjerë. Gjendja e ekonomisë kineze ende është shumë mirë dhe biznesi i Kinës është më i madh.

Kina në vendet e para në botë për shpejtësinë dhe cilësinë e rritjes ekonomike

Shpejtësia dhe cilësia e rritjes ekonomike të Kinës renditet ndër vendet e para në botë, jo vetëm për sa i përket treguesve ekonomikë, por edhe bashkëpunimit ekonomiko-tregtar. Në komentin e agjencisë kineze të lajmeve Xinhua thuhet se ndonëse analistët botërorë parashikuan rënien e ekonomisë kineze, ata do të zhgënjehen pasi ajo do të shënojë rritje.

Sipas të dhënave statistikore të vitit 2015, të ardhurat mesatare për frymë u rritën 7.4%; u hapën 13.12 milionë vende të reja pune; dolën nga varfëria 14.42 milionë fshatarë; u ndërtuan 7.72 milionë banesa për familjet në nevojë, u rindërtuan 6.01 milionë shtëpi në qytete dhe 4.32 milionë në fshatra.

Në vitin 2016, GDP-ja do të rritet 6.5%-7% sipas parashikimit; do të hapen 10 milionë vende të reja pune; rritja e çmimeve të konsumit pritet të jetë brenda 3%; do të rindërtohen 600 banesa; do të dalin nga varfëria mbi 10 milionë fshatarë ; do të barazohet sistemi i sigurimeve shëndetësore në fshat dhe qytet, ndihma shëndetësore nga shteti për çdo person do të rritet nga 380 në 420 juanë çdo vit; ndihma për persona me të ardhura të pakta do të rritet përkatësisht 5% në qytete dhe 8% në fshatra.

Reforma e tregut në drejtim të ofertës lidhet me stabilizimin e rritjes dhe rregullimin strukturor, ndërsa për sa i përket shpërndarjes synon plotësimin e kërkesave të popullit. Lideri kinez Xi Jinping u shpreh se duhet të bëhen të njohura arsyet e zhvillimit të reformës dhe se qytetarët duhet të ndiejnë përfitimet nga kjo reformë. Ndjenja e përfitimeve do të thotë që punëtorët të jenë të kënaqur me reformën ekonomike dhe që një numër më i madh banorësh të thjeshtë të gëzojnë mirëqenien e sigurimet shoqërore. Ajo do të thotë gjithashtu që populli të gëzonë rezultatet e arritura në zhvillimin ekonomik. Kryeministri Li Keqiang e shprehu qartë në raportin për punën e qeverisë se masave popullore duhet t'u sigurohen më shumë përfitime dhe se duhet të zgjidhen shqetësimet e tyre. Ai tha gjithashtu se nuk duhet të lihet pa bërë asnjë punë që ka të bëjë me interesat e masave popullore. Një pjesë e mirë e përmbajtjes së këtij raporti ka të bëjë me jetesën e masave popullore, çka tregon se kjo është baza e qeverisjes në Kinë.

Në Kinë ka një fjalë të urtë: "Populli është themeli i shtetit". Nëse ky themel është i fortë, atëherë shteti është i qëndrueshëm. Pikënisja dhe destinacioni i thellimit të reformës së gjithanshme është shtimi i mirëqenies së popullit dhe plotësimi i kërkesave të tij, sepse populli ynë e do jetën, do të ketë arsim më të mirë, punë më të qëndrueshme, të ardhura më të kënaqshme, sigurime më të besueshme, shërbim mjekësor më të mirë, strehim më të përshtatshëm, mjedis më të bukur, si dhe që fëmijët të rriten më mirë e të kenë një jetë më të mirë. Nëse realizohen të gjitha këto, atëherë masat popullore do të jenë më të kënaqura, shoqëria do të jetë më harmonike, banorët do të jetë më të lumtur, vendi do të jetë më i lulëzuar. Pikërisht këto kanë qenë dhe janë aspiratat dhe objektivat e qeverisjes në Kinë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China