PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Hap punimet Konferenca Konsultative Politike, fokusi tek ekonomia
2016-03-04 11:39:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kina hapi të enjten punimet e sesionit vjetor të Konferencës Konsultative Politike, një organ këshillimor që mblidhet së bashku me sesionin parlamentar.

Mbi 2,000 delegatë që përfaqësojnë fusha të ndryshme të jetës do të marrin pjesë këtë vit në sesionin e konferencës që do të zhvillohet deri më 12 mars.

Presidenti kinez Xi Jinping hyri në sallën e Pallatit të Madh të Popullit në Pekin, i ndjekur nga kryeministri Li Keqiang dhe kreu i Asamblesë Kombëtare Popullore Zhang Dejiang.

Kreu i Konferencës Konsultative Politike Yu Zhengsheng mbajti fjalimin në hapje të ceremonisë. Ai iu adresua delegatëve në lidhje me detyrat kryesore të vitit 2016

"Duke u përqendruar tek zbatimi i Planit të 13-të Pesëvjeçar, ne duhet të nxitim përparimin e reformave strukturore të tregut në krahun e ofertës dhe të kryejmë detyrën e reduktimit të mbikapacitetit dhe inventarëve të tepërt, reduktimin e kostove dhe forcimin e pikave të dobëtat të ekonomisë," tha Yu.

Udhëheqësja e re e Tajvanit Tsai Ing-wen që fitoi bindshëm zgjedhjet e fundit në janar u zotua për të ruajtur dhe zhvilluar marrëdhënie paqësore me pjesën kontinentale.

Yu tha se Kina dëshiron të zhvillojë marrëdhënie paqësore me ishullin.

"Mbi themelet e hedhura nga konsensusi i vitit 1992 dhe kundërshtimi i "pavarësisë së Tajvanit", ne do të vazhdojmë të nxitim marrëdhënie paqësore ndërmjet dy brigjeve të ngushticës, zgjerimin e kontakteve dhe shkëmbimeve shoqërore me Tajvanin, nxitjen ne ekonomisë dhe tregtisë, shkëmbimet kulturore dhe bashkëpunimin ndërmjet dy brigjeve," tha Yu.

  Gjatë Asamblesë Kombëtare Popullore që fillon punimet të shtunën më 5 mars, udhëheqësit më të lartë të Kinës do të diskutojnë mënyra për të rimëkëmbur ekonominë e dytë më të madhe të botës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China