PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Britani, banket mbretëror për Xi Jinping
2015-10-26 18:01:06 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping dhe bashkëshortja e tij Peng Liyuan morën pjesë në banketin e shtruar nga Mbretëresha Elizabeth II për nder të tyre, në Pallatin Buckingham. Në fjalimet e rastit, mbretëresha Elizabeth II dhe Xi Jinping vlerësuan lart zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Britani, duke nxitur forcimin e partneritetit të gjithanshëm strategjik mes dy palëve.

Mbretëtresha Elizabeth II u shpreh se " ky vit është i veçantë përsa i përket bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy vendeve. Vizita e presidentit Xi shërben si një gur themeli për ngritjen në një nivel më të lartë të miqësisë dypalëshe. Kina dhe Britania, si partnerë globalë, anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit janë mbrojtëse të rendit ndërkombëtar dhe kanë përgjegjësi për kontribut aktiv për sigurinë dhe përparimin e popujve të botës," tha Elizabeth II.

Nga ana e tij presidenti Xi tha se "Kina dhe Britania ndodhen larg gjeografikisht, por bashkëpunimi dypalësh jo vetëm ka pasuruar kulturën e të dy vendeve, por ka nxitur zhvillimin shoqëror, duke kontribuar dhe në zhvillimin e të dy popujve tanë."

Më tej presidenti Xi shtoi se " sivjet është 70-vjetori i fitores së luftës së popullit kinez kundër pushtimit japonez dhe luftës anti-fashiste botërore, 70-vjetori i krijimit të OKB-së. Kina dhe Britania, si vende iniciatore dhe anëtarë të përhershëm të OKB-së kanë përgjegjësi për paqen dhe zhvillimin botëror. Ky vit shënon nisjen e dekadës së dytë të partneritetit strategjik Kinë-Britani dhe të dyja palët duhet të kapin fort këtë rast, për të krijuar një të ardhme më të mirë për të dy vendet," tha Xi Jinping në banketin e shtruar nga Mbretëresha Elisabeth II, në Pallatin Buckingham. (Jiang Lei/Eda Merepeza)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China