PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Liberi, qendra mjekësore kineze mbetet e hapur
2015-03-26 16:25:45 CRI Komenti juaj Printoni

Një ekip mjekësor i Kinës në Liberi ka qëndruar vigjilent, pavarësisht rënies së numrit të të infektuarave nga ebola.

Me rënien e numrit të rasteve të të prekurve, qendrat e trajtimit të pacientëve janë mbyllur gradualisht në shkallë kombëtare në vendin e Afrikës Perëndimore dhe mjekët gjithashtu janë larguar nga vendi. Por në kryeqytetin e Liberisë Monrovia, i gjithë personeli prej 150 vetash i ushtrisë kineze mbetet në gatishmëri.

Li Fuxiang, është një prej mjekëve kinezë që punon në kryeqytetin Monrovia.

"Në këto çast nuk ka asnjë pacient, por ne mbetemi thellësisht të motivuar për shkak se Liberia ende nuk është shpallur e çliruar tërësisht nga ebola," tha Li.

Liberia shpreson se do të shpallet e çliruar nga ebola brenda muajit, por shfaqja e një rasti të ri bëri që ky afat të shtyhet nga 20 ditë në 42.

Në rrethinat e Monrovia-s, një qendër kineze trajtimi duket e qetë. Ka 100 shtretër dhe të gjitha janë bosh, megjithatë ekipi mjekësor ka gjetur mënyra të reja për të ndihmuar luftimin e ebola-s, siç është dezinfektimi i mjediseve publike, shkollave apo spitaleve vendore.

Fayiah Anthony është një prej infermierëve të trajnuar. Ai ka punuar në këtë qendër që prej hapjes së saj nëntorin e kaluar.

"Fillimisht në u trajnuam nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Por kur erdhën këtu morën trajnime të tjera, ndaj kemi dhe një marrëdhënie të mirë më ekipin kinez, secili prej tyre është miqësor. Ne bashkëpunojmë. Nuk ka ndonjë ndryshim midis nesh. Jemi të gjithë të trajnuar se si të kujdesemi për vetën dhe të tjerët," thotë Anthony.

Tani ai thotë se do ta përdorë përvojën e fituar në të ardhmen

"Unë do të di mbroj veten dhe miqtë e mi. Dhe do të jap shumë këshilla kur të vizitoj pacientët. Tani mund të dalloj nëse dikush është i infektuar nga ebola apo jo," shtoi ai.

Tani që nuk ka asnjë pacient për të trajtuar, ekipi mjekësor i Kinës ka filluar t'u japë mësime nxënësve. Ata u mësojnë se si të ruajnë higjienën dhe të parandalojnë një tjetër shpërthim të epidemisë.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China