PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez 2015-Kau
2015-01-09 15:55:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kau

Kësaj shenje i përkasin të lindurit në vitet: (1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997 ,2009)


Foto: 刘必荣/东方IC

Horoskopi kinez parashikon që për Kaun viti 2015 do të jetë një vit i balancuar. Këshillohen të lindurit në këtë shenjë të qëndrojnë larg rreziqeve, pasi jemi në vitin e Kaut. Ky do të jetë viti i diskutimeve të personave të shenjës së Kaut lidhur me martesën, apo të ardhmen profesionale.

Kau pritet të hedhë disa hapa të guximshëm këtë vit, duke arritur të realizojë një dëshirë të madhe të tij. Madje për ata që janë beqarë parashikohet një lidhje e rëndësishme, që mund të përfundojë me martesë. Ndërsa personat e shenjës së Kaut të martuar për çdo problem familjar apo të punës do të kenë mbështetjen e pakushtëzuar të partnerit. Kaut i këshillohet që në marrëdhënie me të afërmit apo kolegët të mos nxitohet në nxjerrjen e përfundimeve, por të tregohet i matur.

Shëndeti- Shumica e të lindurve në shenjën e Kaut këtë vit do të preken nga ndryshimet e klimës. Ju këshillojmë të keni kujdes mushkëritë dhe të ruheni nga ftohja. Gjendje më të vështirë gjatë ndërrimit të stinëve do të kenë duhanpirësit e shenjës së Kaut, por edhe pijedashësit. Mbani një dietë ushqimore sa më të shëndetëshme dhe kryeni rregullisht ushtrime fizike për të patur imunitet ndaj virozave të stinës.

Karriera- Silluni sa më mire me njerëzit që ju rrethojnë, pasi ndihma e tyre do të jetë e vyer për ju. Fati i mire gjithmonë lidhet me dikë në rrethin tuaj familjar apo professional e shoqëror, ndaj respektojini ata dhe fitoni respektin e tyre. Nëse arrini sukses, tregohuni modest !

Paratë- Në vitin 2015 për të lindurit e shenjës së Kaut parashikohet një përmirësim i financave, por kujdes nëse investoni në treg. Ju këshillojmë të investoni në pasuri të paluajtëshme. Familjarët nuk do të jenë shumë përkrahës me idetë tuaja, por ju do ta menaxhoni me sukses paranë.

Dashuria- Pasi keni kaluar një periudhë të vështirë sentimentale paqja dhe harmonia do të mbizotërojë te personat e shenjës së Kaut që janë të martuar. Ju rekomandojmë të mos thelloni dallimet me bashkëshortin por përpiquni të kuptoni dhe të toleroni njeri-tjetrin. Për beqarët në kërkim të dashurisë, përpiquni të shihni anët pozitive të personave që njihni dhe shmangni kritikat e tepruara.


Jim Carrey
Foto: Rob Latour / Rex Features / 东方IC

VIP-a të shenjës së Kaut: Jim Carrey, Wayne Rooney, Richard Gere, Charlie Chaplin, Johann Sebastian Bach, Napoleon Banaparte, Andy Lau dhe Hans Christian Andersen.

Tipare pozitive të Kaut: Kanë karakter të fuqishëm dhe janë frymëzues për të tjerët, të qetë dhe liderë të mire.

Tipare negative të Kaut Janë konservatorë, nevrikë dhe shpesh të mbushur me veten.

Partneritet me: Gjelin, Gjarpërin dhe Miun.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China