PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Horoskopi kinez 2015-MIU
2015-01-09 15:55:19 CRI Komenti juaj Printoni

MIU

Kësaj shenje i përkasin të lindurit në vitet: (1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996,2008)


Foto: 刘必荣/东方IC

Horoskopi kinez për shenjën e Miut parashikon mungesë stabiliteti gjatë gjithë vitit.Ata persona që presin rezultatet e punës së tyre duhet të kenë durim dhe të mos krijojnë situata të papëlqyera. Ka mundësë që të arrini rezultate pozitive. Gjatë vitit 2015 shumë prej të lindurve në shenjën e Miut do të përballen me stres emocional.

Natyra ambicioze e Miut e shtyn atë të realizojë me çdo kusht synimet e veta dhe në disa raste do të jetë e mundur. Këshilla për të lindurit në këtë shenjë është që të shmangin thashethemet për të mirën e rritjes së tyre intelektuale.

Sipas horoskopit kinez për të lindurit në shenjën e Miut viti 2015 ofron mundësi të ndërrimit të punës që sjell dhe ndryshime të jetës së tij. Për personat e moshës nga 24-60 vjeç ky vit do të sjellë gëzime dhe begati.

Shëndeti- Puna e muajve të fundit t e ka prekur disi shëndetin e Miut. Ndaj ju këshillojmë të pushoni dhe mos lejoni stresin të shkatërrojë jetën tuaj.

Karriera - Të lindurit në shenjën e Miut do të kenë një vit me ngritje në karrierë. Për ata që merren me biznes do të ketë sukses, por duhet të kujdesen për përmirësimin e menaxhimit për të ruajtur rezultatet e arritura. Edhe për të tjerët, parashikohet një vit i mbarë në karrierë me ngritje profesionale.

Paratë - Gjendja financiare e Miut në 2015 paraqitet me ulje dhe ngritje. Bëni kujdes që në periudhat e blerjeve të mos e tejkaloni masën, të shtyrë nga uljet e çmimeve apo promocionet tregtare.

Dashuria –Mos lejoni që puna dhe familja të ndikojë në lidhjen tuaj. Përpiquni të rrini më shumë me miqtë, për tu njohur më nga afër me njeri-tjetrin. Për disa prej të lindurve në këtë shenjë do të lined romanca, vetëm nëse keni guxim dhe tregoheni ai që jeni.


Hugh Grant
Foto: y / 东方IC

VIP-a të shenjës së Miut: Hugh Grant, Cameron Diaz, T.S. Eliot, Louis Armstrong, Clark Gable, Zinedine Zidane dhe Ursula Andress.

Tipare pozitive të Miut: Bujaria, ambicjet, imagjinata dhe vendosmëria.

Tipare negative të Miut: Është dyshues,kritikues I tepruar dhe nevrik.

Partneritet me: Dragoin, Majmunin dhe Demin.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China