Tregu i brendshëm i telefonisë celulare në Kinë është përballur vazhdimisht me konkurrencë për pjesën e tregut me produkte të sofistikuara gjatë dy viteve të fundit.
Kohët e fundit, Chongqing Guohong Technology Development ka marrë pjesë në një konkurrim duke nxjerrë një celular të ri të quajtuar Shuidi, që është shitur për vetëm 698 juanë (afro 100 usd). Sipas të dhënave në dispozicion, stoku në uebsajtin për blerje në internet 360buy.com pothuajse ka mbaruar, gjë që tregon suksesin dhe konkurrencën intensive në tregun kinez të telefonisë celulare.
Një epokë e re nëpërmjet të cilës telefoni i mençur paraqet treguesin drejt zhvillimit të industrisë së telefonisë celulare.
Telefonat e mençur (Smart phones) të pajisur me sistemin operativ Android janë telefonat më të popullarizuar në mesin e konsumatorëve pas vitesh zhvillimi. Kompania "Apple" udhëhoqi zhvillimin e telefonave te mençur, duke bërë që edhe shumë prodhues të tjerë të ndjekin shembullin e saj. Përfituesi i parë rival ishte HTC-ja, ku G1 dhe G2 qenë dy pajisjet më të shitura. Përveç kësaj, të gjitha pajisjet e serisë G të HTC-së u lancuan e më pas u bënë të njohura prej fansëve të Android.
Android është kthyer sistemi operativ nr.1 në tregun e Azi-Paqësorit, nga ku një pjesë e tregut zotërohet nga markat si Samsung dhe Motorola. Të shtyrë nga një zhvillim kaq i shpejtë, më shumë prodhues të telefonise celulare duan të fusin sistemin Android në produktet e tyre.
Chongqing Guohong Technology Development nxjerr celularin me çmim të lirë "Shuidi"
Prodhuesit e brendshëm të telefonisë celulare në Kinë po konkurrojnë me një model të ri Android në treg. Çmimet e telefonave të mençur me Android kanë prirjen e rënies. Në mesin e celularëve te prodhuara në vend, telefoni "Xiaomi" është një shembull i mirë. Shitjet e larta të Xiaomi-t i detyrohen çmimit të ulët prej vetëm 1,999 rmb (afro 317 usd). Disponueshmëria e "Xiaomi"-t shkaktoi një luftë të re çmimesh në tregun kinez të telefonave të mençur.
Që atëherë, çmimet e telefonave të mençur kanë pasur prirje rënieje poshtë 1,000 RMB-ve. Coolpad 7260 dhe Huawei U8500 kanë qenë modelet në mesin e tipeve më të shitura, duke treguar që çmimi i ulët është çelësi i suksesit për prodhuesit vendas.
Megjithatë, disponueshmëria e telefonit "Shuidi" pritet ta riorganizojë tregun kinez të telefonisë celulare, i cili është i dominuar nga modele me çmime të ulëta. Telefoni "Shuidi" me sa duket do të vazhdojë strategjinë
e shitjes të të njohurit "Xiaomi": konfiguracion të lartë, çmime të ulëta dhe shitje online. Megjithatë "Shuidi" ka ulur më tej çmimin e shitjes në 100 dollarë amerikanë. Ky mund të jetë modeli më tërheqës në tregun kinez të telefonisë celulare në vitin 2012.
Ky fenomen mund të jetë gjithashtu një kundërsulm i pashmangshëm nga prodhuesit kinezë ose vetë një pjesë e strategjisë së tyre për telefonat e mençur. Në përgjigje të konkurrencës së ashpër nga konkurrentët e huaj, prodhuesit kinez të celularëve kokurrojnë me modele me çmime të ulëta për të "rrëmbyer" pjesën më të madhe të tregut kinez me 1 miliard përdorues.
Pamja e përgjithshme në tregun kinez të telefonisë celulare
Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së informacionit të Kinës, në
nëntor të vitit 2011 numëroheshin mbi 975 milionë përdorues të celularëve.
Celularët janë bërë një mjet i domosdoshëm në komunikimin modern.
Viti 2011 ishte viti i telefonave të mençur në Kinë. iPhones, iPads, Android smartphones dhe tablet u kthyen në një temë shumë popullore në jetën e përditshme të gjithësecilit.
Po të hedhim vështrimin pak kohë më parë duket se pas vetëm një nate, çdokush në Kinë kishte telefon me ekran të gjerë ose I pad në metro, në restorant, madje edhe gjatë pritjes në semafor. Këtë fenomen e hasim kudo.
Kemi përgatitur sot për ju disa të dhëna që flasin për tipet e celularëve që u përdorën në Kinë deri në fund të vitit 2011. Të dhënat janë marrë nga ZOL ku përllogariten shitjet dhe popullariteti. Bazohet në shkallën e klikimeve të përdoruesve të internetit të cilët kanë përdorur një osë më shumë herë 85 uebsajtet e ZOL-it ose 79 uebsajte të tjera siç janë Sina, Sohu, QQ, 163 dhe Taobao. Kur doli për herë të parë celulari në tregun kinez në fundin e viteve '80 kushtonte nga 10,000-20,000 juanë dhe kishte madhësinë e një tulle. Në atë kohë, shitjet e telefonave celularë ishin nën kontrollin e shtetit dhe gjendja e stokut për to ishte e kufizuar. Blerësve u kërkohej të bënin porositë dhe një parapagim prej 80 për qind të porosisë. Sa kanë ndryshuar gjërat! Telefonat tani i gjejmë në shumë forma, ngjyra e funksione të ndryshme etj.
"Kultura e gishtit"
Mr. Huang vazhdoi të ruajë lidhje me shokët e tij të universitetit nëpërmjet rrjeteve sociale në internet. Që kur nisi punë në Pekin 2 vite më parë ai i mbante kontaktet nëpërmjet dërgimit të mesazheve nga telefoni celular.
Mesazhet e shkurtra janë shumë të përhapura tani në Kinë si pjesë e komunikimit bashkëkohor. Sipas statistikave, përdoruesit e celularëve në Kinë dërgojnë 60 miliardë mesazhe të shkurtra çdo vit dhe një në gjashtë mesazhe i dërguar në botë është nga Kina. Mesazhet mund të përdoren për të treguar shaka, për të transmetuar motin, informacione rreth bursës dhe përshëndetje të ndryshme. Kinezët, veçanërisht ata të grupmoshave 15 deri 25 vjeç, e adhurojnë këtë mënyrë komunikimi. Ka kosto të ulët dhe përmbush nevojën për të komunikuar më shpejt, ndërkohë duke lejuar kohë për t'u menduar dhe shkruar mesazhin. Kjo "kulturë e gishtit" është përhapur në të gjithë spektrin shoqëror. Dy kompanitë kryesore kineze të telekomit, China Mobile dhe China Unicom, raportojnë 90 miliardë tekste të shkurtra mesazhi në vitin 2002. Me një kosto prej 0.1 juan për mesazh, kjo përkthehet si një e ardhur që kap shifrën e 9 miliardë juanëve, dhe përfaqëson një epokë të re në fushën e telekomunikacionit. Mania e dërgimit të mesazheve ka krijuar një profesion të ri: atë të shkrimtarit profesionist të mesazheve të shkurta. Ka kërkesa për ata të cilët kanë prirje për shkrimin e mesazheve publike dhe shakave, ata fitojnë të holla sa herë që dërgohen tekstet e tyre. Përdorimi i celularëve tregon dallimet e prioriteteve ekonomike brenda kulturës kineze dhe perëndimore të përdorimit. Më pak se 30 për qind e celularëve faktikisht përdoren për telefonata. Dërgimi dhe marrja e mesazheve të shpeshta dhe përmirësimi i telefonave celularë ka sjellë një rritje të vrullshme në përdorimin e celularëve. Numri i përdoruesve të telefonisë celulare në Kinë ka tejkaluar atë të SHBA-së, duke u kthyer në numrin një në botë. Shi Jixing, kryetar bordi i Eastern Communications Co., Ltd. theksoi pak kohë më parë se numri i përdoruesve të celularit rritet deri në 200,000 në ditë në Kinë dhe përdoruesit po shtohen në qytete të mesme dhe të vogla.
Rritja e shpejtë e përdoruesve të telefonisë celulare ka krijuar një treg gjigant në Kinë.
Manjatët e botës luftojnë për tregun kinez
Shefi operativ i Motorolës, Mike Zefirovski, vizitoi Kinën në prill të vitit 2003 në kohën e SARS-it. Në emër të kompanisë Motorola, ai i paraqiti qeverisë kineze aparatura mjekësore për trajtimin e SARS-it dhe pajisje e materiale të tjera në shumën e 11.8 milionë juanëve. Ai së bashku me Wang Qishan, nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në lidhje me investimin prej 90 milionë dollarësh amerikanë në një kompani të Motorolës për kërkim dhe zhvillim në Pekin, duke krijuar tashmë një prokurim global dhe një menaxhim në rajonin e Azi-Paqësorit me qendër në Shangai.
Motorola zë një pjesë të konsiderueshme të telefonisë celulare në Kinë dhe gjithashtu ka arritur të marrë një pjesë të tregut CDMA (Code Division Multiple Access). Në mënyrë që të konsolidojë tregun e saj Motorola do vazhdojë të investojë në Kinë. Vëllimi i shitjeve i Motorola (China) Electronics Co., Ltd. në vitin 2002 ishte 5.7 miliardë dollarë amerikanë.
Mike Zefirovski deklaroi;
"Kina është tregu më i rëndësishëm i Motorolës. Si një nga kompanitë më të mëdha me investime të huaja në Kinë, ne do t'i qëndrojmë premtimeve tona për të investuar në Kinë dhe për ta bërë atë bazën tonë botërore."
Pas kësaj 5 kompani të tjera të telefonisë celulare si Philips, Ericson, Nokia, Siemens and Samsung, lajmëruan se do t'i transferonin të gjitha pjesët e produkteve të tyre në Kinë. Gjithashtu edhe shumë prej kompanive celulare në Japoni dhe Korenë e Jugut i kanë transferuar linjat e tyre të prodhimit në Kinë.
Nokia gjithashtu bën të ditur se Kina është kthyer tregu i saj i dytë më i madh, pas SHBA-së. Nokia ka investuar në Kinë 2.3 miliardë dollarë amerikanë si dhe ka punësuar të paktën 5,000 punonjës kinezë. Gjithashtu ka ngritur edhe bazën më të madhe të prodhimit të celularëve në Pekin, që quhet Xingwang (International) Industrial Park.
Të gjitha këto dëshmojnë se Kina shumë shpejt do të kthehet në bazën më të madhe në botë për prodhimin e telefonëve celularë dhe një "fushë betejë" ku prodhuesit europianë amerikanë, japonezë etj., do të konkurrojnë për tregun kinez.
Markat e njohura si Siemens, Ericsson, Philips etj, bashkëpunojnë aktivisht me ndërmarrjet kineze nëpërmjet transfertave teknologjike dhe bashkëpunimit në prodhim, në përpjekje për të zhvilluar produktet e reja dhe për të zgjeruar pjesën e tyre të tregut në Kinë.
Ndëmarrjet vendase zhvillohen për t'u përballur me sfidat
Ashtu sikurse prodhuesit europianë dhe amerikanë ngritën bazat e tyre të prodhimit në Kinë, edhe prodhimi i brendshëm është zgjeruar gjithashtu.
Para vitit 1998, tregu i celularëve në Kinë dominohej nga markat e huaja dhe në vitin 1999 vetëm 130,000 celularë ose 5 për qind e prodhimit të përgjithshëm të vendit vinte nga ndërmarrjet e brendshme.
Në vitin 2001, prodhimi vendas i telefonisë celulare u rrit 12.3 për qind, dhe një vit më pas u rrit 30 për qind. Markat kineze si Bird of Ningbo, TCL, dhe Eastcom i Hangzhout janë në mesin e 10 kompanive më të mëdha në tregun kinez. Në 3 muajt e parë të vitit 2003, vëllimi i shitjeve të modelit TCL arriti në 1.04 milion, duke u renditur i treti pas Nokia-s and Motorolës. Markat vendase tani sfidojnë pozitën dominuese të markave të huaja.
Sipas specialistëve, konkurrenca midis markave kineze dhe atyre të huaja vlon për shkak të forcës aktuale, koncepteve kulturore dhe modeleve operative. Në fushën e GSM-ve, markat kineze mbijetojnë pasi kanë ngushtuar hendekun e teknologjisë dhe kanë arritur të kuptojnë psikologjinë e konsumatorit. Ata kanë përsosur gjithashtu rrjetin e marketingut dhe sigurojnë një shërbim të mirë edhe pas shitjes. Celularët Bird, për shembull, kanë nisur një fushatë të fuqishme reklamimi dhe kanë krijuar një marketing ndërkombëtar dhe rrjetit të shërbimit.
Ndërmarrjet vendase kanë avantazhin e të qënit në gjendje të ofrojnë shërbim pas shitjes. Lenovo, për shembull, ofron shërbime falas telefonie 24 orë, gjë që shumë kompani të huaja nuk janë në gjendje ta sigurojnë këtë shërbim.
Industria e telefonisë celulare në Kinë mund të jetë duke u zhvilluar me hapa galopante, por përsëri dhe ajo ka vështirësitë e veta. Disa ndërmarrje vendase kërkojnë vetëm të zgjerojnë shkallën e tyre të prodhimit dhe u kushtojnë pak vëmendje për të përmirësuar fushën e kërkim-zhvillimit.
Disa të tjera nuk zotërojnë të drejtën e pronësisë intelektuale për teknologjinë, kështu që potenciali i tyre i zhvillimit është i kufizuar.