"Barcelona" dhe "Juventusi", marrëveshje për shkëmbimin e Melos me Pjaniçin

2020-06-30 10:01:59 CRI Komenti juaj Printoni

"Barcelona" dhe "Juventusi" kanë rënë dakord për një marrëveshje shkëmbimi lidhur me mesfushorët Arthur Melo dhe Miralem Pjaniç.

Melo do të kalojë te "Zonja e vjetër" në fund të sezonit me një marrëveshje me vlerë 80 milionë dollarë, por do të luajë për "Barcelonën" në ndeshjet e Ligës së Kampioneve të UEFA-s.

Ai do të nënshkruajë një kontratë me kampionët e Italisë deri në vitin 2025.

30-vjeçari Pjaniç do t'i bashkohet "Barçës" sipas një marrëveshjeje katërvjeçare me vlerë 67 milionë dollarë. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore