"Barcelona" mund "Leganesin", duke thelluar kryesimin në "La Liga"

2020-06-17 12:01:40 CRI Komenti juaj Printoni

Në kampionatin spanjoll të futbollit, "La Liga", "Barcelona" e shtoi epërsinë në krye të tabelës me një fitore 2-0 ndaj "Leganesit".

Lionel Messi shënoi nga pika e 11-metërshit dhe i duhet tani edhe një gol për arritur shifrën 700 gjatë karrierës së vet.

Kjo ishte ndeshja e parë që "Barça" luante në "Camp Nou" pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

"Barcelona" është tani pesë pikë larg rivalit më të afërt, "Realit" të Madridit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore