Brazili tërheq kandidaturën për Kupën e Botës në futboll për femra 2023

2020-06-10 11:35:26 CRI Komenti juaj Printoni

Brazili ka tërhequr kandidaturën për të organizuar Kupën e Botës të futbollit për femra 2023.

Autoritetet e vendit kanë thënë se nuk mund t'i ofrojnë FIFA-s garancitë e nevojshme financiare për shkak të ndikimeve të pandemisë së COVID-19.

Konfederata braziliane e futbollit gjithashtu deklaroi se do të mbështesë kërkesën e Kolumbisë përballë asaj të Japonisë dhe kandidaturës së përbashkët të Australisë dhe Zelandës së Re.

Amerika e Jugut asnjëherë nuk e ka organizuar këtë turne.

Vendimi pritet të merret në 25 qershor. (Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore