Presidenti i CBA-së Yao Ming është i sigurt për rifillimin e shpejtë të kampionatit

2020-05-11 19:16:17 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Shoqatës Kineze të Basketbollit (CBA) Yao Ming shprehet i sigurt se kampionati do të rifillojë së shpejti.

"Ekzistojnë tre mundësi pas rinisjes së CBA-së: ndeshjet do të qëndrojnë të pandryshuara, do të shkurtohet pak kalendari ose do të hyhet drejtpërdrejt në fazën përfundimtare. Zgjedhja do të varet plotësisht nga gjendja e kontrollit të virusit në atë kohë," u shpreh ai.

Sezoni i CBA-së u pezullua në 24 janar.

Disa menaxherë të klubeve të CBA-së kanë konfirmuar se data më e hershme e rinisjes është në fund të qershorit.

Shumë ekipe, përfshirë Pekinin dhe Shangain, tashmë kanë rinisur stërvitjen. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore