"Premier Liga" planifikon zhvillimin e ndeshjeve në stadiume asnjanëse

2020-05-04 16:32:52 CRI Komenti juaj Printoni

"Premier Liga" angleze po shikon mundësinë që ndeshjet e mbetura të saj të luhen në stadiume asnjanëse.

Qëllimi është që kampionati të rifillojë pas 8 qershorit pas një pezullimi tremujor, duke I zhvilluar ndeshjet pa shikues në 10 stadiume asnjanëse.

Raportet thonë se shumica e klubeve të "Premier Ligës" janë të hapura për këtë mundësi, por skuadrat afër fundit të tabelës mendojnë se është e padrejtë të luash në kushte të tilla kur rrezikon të biesh nga kategoria.

Klubet do ta diskutojnë këtë çështje përsëri pas rishikimit nga qeveria të kufizimeve të bllokimit të enjten.

Mrekulli
Lajmet Kryesore