UEFA po shqyrton dy mundësi për të përfunduar veprimtaritë evropiane

2020-04-24 11:45:00 CRI Komenti juaj Printoni

UEFA thotë se po shqyrton dy mundësi për të zhvilluar Ligën e Kampioneve dhe Ligën e Europës.

Njëra mundësi është zhvillimi i veprimtarive kombëtare dhe veprimtarive evropiane paralelisht, ndërsa tjetra përfshin përfundimin e veprimtarive kombëtare përpara se të fillojnë veprimtaritë e UEFA-s në gusht.

Organi drejtues i futbollit evropian gjithashtu nxiti ligat vendore të "eksplorojnë të gjitha mundësitë" për të përfunduar sezonet e tyre kombëtare.

Ndërkohë UEFA ka njoftuar se Kampionati i Femrave "Euro 2021" do të luhet në korrik 2022.

Turneu në Angli u zhvendos pasi "Euro 2020" për meshkuj u shty për vitin e ardhshëm.

Mrekulli
Lajmet Kryesore