FIFA do të lejojë zgjatjen e kontratave dhe zhvendojen e periudhës së transferimeve

2020-04-08 13:13:23 CRI Komenti juaj Printoni

 

FIFA ka konfirmuar se do të lejojë që koha e transferimeve të verës të zhvendoset dhe ka rekomanduar që kontratat e lojtarëve të zgjaten deri në fund të sezonit.

Ndërsa shumë kontrata të lojtarëve mbarojnë në fund të qershorit, është rënë dakord që ato të zgjaten automatikisht derisa të përfundojë sezoni.

Ndërkohë, kontratat e reja do të hyjnë në fuqi kur të fillojë sezoni i ri.

FIFA gjithashtu ka inkurajuar klubet dhe lojtarët që të gjejnë zgjidhje për pagesat ndërsa futbolli është në pritje.

Mrekulli
Lajmet Kryesore