Olimpiada e Tokios, caktohet data e re për vitin 2021

2020-03-31 11:01:51 CRI Komenti juaj Printoni

Organizatorët kanë njoftuar se Lojërat Olimpike të Tokios do të zhvillohen vitin e ardhshëm në të njëjtën periudhë kohore siç ishin planifikuar për në vitin 2020.

Lojërat Olimpike Verore do të fillojnë më 23 korrik 2021 dhe do të zgjasin deri më 8 gusht.

Lojërat Paralimpike do të zhvillohen nga 24 gusht deri më 5 shtator 2021.

Presidenti i "Tokio 2020" Yoshiro Mori thotë:

"Kjo është hera e parë në histori që lojërat shtyhen dhe tashmë kanë dalë probleme të ndryshme. Por, caktimi i datës është kyç për parapërgatitjet. Unë besoj se një vendim i hershëm për datën do të përshpejtojë përgatitjet e ardhshme."

Javën e kaluar, KON-i dhe organizatorët japonezë shtynë datën e Lojërave Olimpike në vitin 2021 për shkak të koronavirusit.

Presidenti i KON-it Thomas Bach thotë se Lojërat Olimpike do të japin shpresë për njerëzimin:

"Të gjithë jemi njerëz. Në këtë moment jemi në një tunel shumë të errët dhe nuk e dimë sa i gjatë do të jetë ai. Por ne kemi besim se, me këto Lojëra Olimpike në këto data të reja, do të ketë dritë në fund të këtij tuneli të errët".

Ka pasur bisedime për zhvillimin e Lojërave Olimpike në pranverë, por do të kishte përplasje me kampionatet evropiane të futbollit dhe ligat sportive të Amerikës së Veriut.

Organizatorët thonë se u diskutua për organizimin e olimpiadës në pranverë, por zhvillimi i saj në verë mund të japë më shumë hapësirë për veprimtaritë kualifikuese që janë shtyrë nga shpërthimi i koronavirusit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore