KON-i shqyrton mundësinë e shtyrjes së Lojërave Olimpike të Tokios

2020-03-23 10:08:40 CRI Komenti juaj Printoni

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) po shqyrton mundësinë e shtyrjes së Lojërave Olimpike të Tokios 2020, duke i dhënë vetes një afat katërjavor për të marrë një vendim.

Bordi ekzekutiv i KON-it u takua të dielën, pas trysnisë në rritje nga sportistët dhe komitetet olimpike kombëtare që Lojërat të shtyhen për shkak të krizës së koronavirusit.

Presidenti i KON-it Thomas Bach u ka shkruar një letër sportistëve, duke pranuar se po shqyrtohet mundësia e shtyrjes.

KON-i gjithashtu ka përjashtuar mundësinë e anulimit të Olimpiadës, por ka deklaruar se përmasa e saj mund të zvogëlohet.

Flaka olimpike mbërriti në Japoni të premten e kaluar.

Dhjetëra mijë njerëz u mblodhën për të parë flakën në Miyagi gjatë fundjavës, me gjithë shqetësimet për koronavirusin.

Stafeta e pishtarit fillon zyrtarisht të enjten nga prefektura e Fukushimës, e njohur për tërmetin dhe katastrofën bërthamore të vitit 2011.

Mrekulli
Lajmet Kryesore