Kina fiton medaljen e parë të artë në Olimpiadën Rinore Dimërore 2020

2020-01-17 09:37:59 CRI Komenti juaj Printoni

 

Në Olimpiadën Rinore Dimërore që po zhvillohet në Lozanë të Zvicrës, patinatorja Yang Binyu fitoi medaljen e parë të artë për Kinën në këtë veprimtari, në garën e nisjes masive për femra.

17-vjeçarja e kaloi Zuzana Kursovën e Republikës Çeke vetëm pak përpara vijës së mbërritjes.

"Trajneri ynë hartoi disa strategji gare. Shoqet e ekipit dhe unë zbatuam një nga planet. Kur kishin mbetur dhe pesë xhiro, ajo (Kursova) udhëhiqte. Unë e ndoqa dhe kalova në vendin e parë kur kishte mbetur vetëm një xhiro," tregon ajo.

Yang gjithashtu mori medaljen e bronztë në garën 1 500 metra të hënën.

Patinatori japonez Arito Motonago fitoi garën e nisjes masive për meshkuj.

Norvegjia triumfoi medaljen e arit në kërlingun e përzier me një gur vendimtar në fund, që i dha fitoren 5-4 ndaj Japonisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore