Publikohen modelet e biletave për Olimpiadën dhe Paralimpiadën e Tokios 2020

2020-01-16 10:55:40 CRI Komenti juaj Printoni

Modelet e biletave të Lojërave Olimpike dhe Paralimpike Verore 2020 janë zbuluar në një ceremoni në Tokio.

Dizajni i tyre është frymëzuar nga tre llojet e formave drejtkëndëshe që përbëjnë Emblemat e Tokios 2020.

Çdo biletë është e koduar me ngjyra sipas vendit ku do të zhvillohet veprimtaria dhe qytetit pritës, dhe përmban një piktogram sportiv që lidhet me ndeshjen ose garën përkatëse.

Harkëtari paralimpik amerikan Matt Stutzman thotë se është i mahnitur me detajet e biletës të garës së gjuajtes me hark:

"Përshtypja ime për biletën është, para së gjithash, që është e mahnitshme. Ata kanë përdorur ngjyrën e purpurt, e cila për mua është një ngjyrë shumë e pastër. Unë isha te vendi i zhvillimit të garës këtë javë dhe besoj se purpuri përshtatet me gjithçka dhe të bën ndihesh në një gjendje zeni. Gjuajtja me hark ka të bëjë plotësisht me këtë".

Modelet e 59 biletave olimpike dhe 25 biletave paralimpike për të gjitha veprimtaritë u publikuan të mërkurën.

Dhënia e biletave do të fillojë në maj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore