"Barcelona" shkarkon Valverden, Setien trajneri i ri

2020-01-14 10:29:21 CRI Komenti juaj Printoni

"Barcelona" ka shkarkuar trajnerin e saj Ernesto Valverde pas dy vjet e gjysmë në këtë post, duke e zëvendësuar atë me ish-trajnerin e "Realit" të Betisit, Quique Setien.

Gjatë kohës që 55-vjeçari Valverde ishte trajner, klubi katalonjas fitoi dy tituj të njëpasnjëshëm në "La Liga" dhe tani kryeson renditjen në kampionatin spanjoll, me golavarazh më të mirë se "Reali" i Madridit.

Sidoqoftë, "Barça" është kritikuar për paraqitje të paqëndrueshme gjatë kohës që ka qenë nën drejtimin e tij, përfshirë edhe largimin shokues nga "Liga e Kampioneve" sezonin e kaluar pas humbjes 4-0 me "Liverpulin" në gjysmëfinale, megjithëse kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë.

Humbja 3-2 e "Barcelonës" ndaj "Atletikos" së Madridit në gjysmëfinalen e Superkupës Spanjolle të enjten shkaktoi largimin e Valverdes.

Ai është trajneri i parë i shkarkuar në mes të sezonit nga "Barcelona" që prej largimit të Louis van Gaal-it në janar 2003.

66-vjeçari Setien nënshkroi një kontratë me "Barçën" deri në vitin 2024.

Ai e udhëhoqi "Realin" e Betisit në renditjen e vet më të mirë në "La Liga" që nga viti 2005 dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit, para se të largohej në maj. (Artan Goga)

Mrekulli