"Liverpuli", 8 pikë para vendit të dytë pas fitores ndaj "City"-t

2019-11-11 17:14:13 CRI Komenti juaj Printoni

"Liverpuli" duket se bëri një hap vendimtar në garën për titullin e "Premier Ligës", duke mposhtur "Manchester City"-n 3-1 dhe duke pasur tashmë një epërsi prej tetë pikësh në krye të renditjes.

Fabinho dhe Mohamed Salah shënuan brenda 13 minutave të para, para se Sadio Mane të vuloste rezultatin në pjesën e dytë, duke bërë që "të kuqtë" e pamposhtur në këtë sezon të kenë 11 fitore në 12 ndeshje.

Sidoqoftë, trajneri Jurgen Klopp thotë se ka ende një rrugë të gjatë deri në përfundim të kampionatit:

"Ne ishim sot plotësisht të përqendruar te loja dhe jo te gjendja në tabelë apo sa pikë jemi përpara 'City'-t. Kjo është e pabesueshme. Nëntë pikë ... Nuk mund ta përfytyroja që diçka e tillë do të ndodhte, por nuk është e rëndësishme, sepse kush do të dëshironte të ishte i pari në fillim të nëntorit? Ne duam të jemi të parët në maj dhe jo vetëm në nëntor."

Pas humbjes, "City" ra në vendin e katërt në renditje, pas "Leicesterit" dhe "Çelsit".

Ndërkohë, "Manchester United" arriti një fitore 3-1 ndaj "Brajtonit", duke shënuar herën e parë që fiton dy ndeshje të njëpasnjëshme që nga muaji mars.

Ndërsa në Itali, "Juventusi" triumfoi ndaj "Milanit" 1-0, duke kryesuar tashmë në "Serie A".

Mrekulli
Lajmet Kryesore