"Bajerni", ndeshjen e parë në Ligën e Kampioneve pas shkarkimit të Kovaçit

2019-11-06 17:37:37 CRI Komenti juaj Printoni

"Bajerni" i Mynihut do të luajë kundër "Olimpiakosit" në Ligën e Kampionëve të mërkurën, në ndeshjen e vet të parë pas largimit të trajnerit Niko Kovaç.

Kroati u largua nga drejtimi i ""Bajernit" të dielën, një ditë pasi ekipi pësoi një humbje 5-1 në Frankfurt, humbja më e madhe e "të kuqve" në Bundesligë në 10 vjet.

Trajneri i përkohshëm Hansi Flik thotë se ekipi ka ecur përpara dhe do të përpiqet për fitore.

Fliku mund ta çojë "Bajernin" në 1/8-at e Ligës së Kampioneve në rast të një fitoreje, pasi gjigantët e futbollit gjerman i kanë fituar të tre ndeshjet në grup.

Ndërkohë drejtuesit e klubit të "Bajernit" thonë se ekipi do ta ketë trajnerin e tij të ri brenda tre javësh.

Pretendentët për postin përfshijnë Mauricio Poketinon, Arsen Vengerin dhe Masimiliano Alegrin.

Mrekulli
Lajmet Kryesore