Përmbledhje e kualifikimeve në Euro 2020

2019-10-14 11:14:01 CRI Komenti juaj Printoni

Holanda dhe Gjermania do të kualifikohen në Euro 2020, pas fitores së ekipit holandez ndaj Bjellorusisë në rezultatin 2-1, ndërsa ekipi gjerman mposhti Estoninë 3-0.

Të dyja ekipet pritet të hynë në Kampionatin Europian nga Grupi C, pasi kanë marrë 15 pikë.

Në ndeshje të tjera, Gareth Bale shënoi një gol të bukur dhe kështu Uellsi pati rezultat barazimi 1-1 me Kroacinë, duke pasur shpresa për kualifikim.

Belgjika, e cila është kualifikuar tashmë, vijon performancën e mirë në ndeshjen me Kazakistan 2-0 në Grupin I.

Në të njëjtin grup, Rusia u bë ekipi i tretë që kualifikohet në Euro 2020 pasi mposhti Qipron 5-0 për të siguruar vendin e Top-2.

Edhe Polonia siguroi fitoren në nivelin 2-0 në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut në Grupin G.

Mrekulli
Lajmet Kryesore