Anulohen veprimtari të Lojërave të Kinës të NBA-së

2019-10-10 09:32:52 CRI Komenti juaj Printoni

Lojërat e Kinës të NBA-së fillojnë sonte në Shangai me përballjes ndërmjet "Los Angeles Lakers" dhe "Brooklyn Nets".

Sidoqoftë, një varg veprimtarish para ndeshjes u pezulluan pas fjalëve të Komisionarit të NBA-së, Adam Silver, në mbështetje të menaxherit të përgjithshëm të "Houston Rockets", Daryl Morey, i cili në një postim në "Tweeter" mbështeti protestat e dhunshme në Hong-Kong.

Stërvitja e hapur e "Nets" dhe veprimtaria "NBA Cares" e "Lakers", si edhe konferenca e shtypit me trajnerë dhe lojtarë, u anuluan në minutën e fundit.

Shumë postera për Lojërat e Kinës të NBA-së në Shangai janë hequr.

Kanali sportiv CCTV i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) dhe partneri i transmetimit të drejtpërdrejtë video i NBA-së "Tencent" vendosën të mos transmetojnë dy ndeshjet e parasezonit.

Silver ka mbërritur në Shangai me shpresën që të takohet me zyrtarë dhe disa prej partnerëve të biznesit të NBA-së, në përpjekje për të gjetur një konsensus.

Mrekulli
Lajmet Kryesore