Çmimet e Futbollit të FIFA-s, Messi për herë të 6-të lojtari më i mirë në botë

2019-09-25 10:59:35 CRI Komenti juaj Printoni

Sulmuesi i "Barcelonës" Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë në botë në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve të Futbollit të FIFA-s në Milano të Italisë.

Ylli 32-vjeçar mposhti Cristiano Ronaldon dhe Lojtarin e Vitit të UEFA-s Virgil van Dijk, duke fituar çmimin më të lartë.

Kjo është hera e gjashtë që Messi votohet si lojtari më i mirë në botë

Argjentinasi e ndihmoi "Barcelonën" të fitojë kampionatin spanjoll "La Liga" dhe të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar.

Fituesja e Kupës së Botës në futboll për femra me ekipin e ShBA-së, Megan Rapinoe, mori çmimin e Lojtares më të Mirë.

Trajneri i "Liverpulit" Jurgen Klopp u emërua trajneri i vitit.

Gjermani i udhëhoqi "të kuqtë" në fitimin e titullit të Ligës së Kampioneve në qershor dhe në zënien e vendit të dytë në "Premier Ligë" sezonin e kaluar.

Trajnerja fituese e Kupës së Botës për Femra, Jill Ellis, fitoi çmimin e trajneres më të mirë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore