Kupa e Botës në basketboll, Franca mposht ShBA-në në çerekfinale

2019-09-12 09:57:41 CRI Komenti juaj Printoni

Franca ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës të Basketbollit, pasi mposhti kampionen në fuqi, ShBA-në, 89-79.

Kjo është hera e parë që ShBA-ja nuk ka arritur të fitojë titullin në një turne të madh ndërkombëtar që nga kampionati botëror i vitit 2006.

Evan Fournier shënoi 22 pikë dhe Rudy Gobert 21 për Francën, ndërsa Donovan Mitchell 29 pikë për ShBA-në.

Franca do të përballet me Argjentinën për një vend në finale.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Australia arriti në gjysmëfinale me një fitore 82-70 ndaj Republikës Çeke.

Patrik Auda shënoi 21 pikë për Republikën Çeke, kurse Patty Mills 24 pikë për Australinë, që do të takojë Spanjën në gjysmëfinale.

Mrekulli
Lajmet Kryesore