Mesfushori holandez Wesley Sneijder lë futbollin

2019-08-13 18:31:38 CRI Komenti juaj Printoni

Ylli holandez i mesfushës Wesley Sneijder ka njoftuar lënien e futbollit.

35-vjeçari ka qenë pa ekip që kur u largua nga "Al-Gharafa" i Katarit këtë verë.

Sneijder-i mban rekordin e ndeshjeve të luajtura me kombëtaren holandeze, gjithsej 134 të tilla, duke shënuar 31 gola.

Periudha e tij më e mirë ishte në vitin 2010, kur e drejtoi skuadrën holandeze në finalen e Kupës së Botës në Afrikën e Jugut, ku "tulipanët" humbën ndaj Spanjës.

Në karrierën e tij në klube, mesfushori holandez ka luajtur për "Ajaksin", "Realin" e Madridit dhe "Interin" e Milanos. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore